Digjet edhe një kishë tjetër orthodhokse
– Nxitohet të deklarohen autorët… Por ende asgjë nuk është e sigurt –
Në datën 1 prill, në fshatin Dishnicë u
dogj kisha orthodhokse e Anargjendëve
Kozma e Damian. Ky vend konsiderohet
si shumë i shenjtë nga orthodhoksët dhe
më gjerë, pasi aty kanë ndodhur
mrekullira dhe është mjaft i vizituar e
nderuar.
Që në fillim, pas denoncimit të ngjarjes
nga ana e strukturave kishtare, u shfaqën
dy versione: Njëri, i publikuar më shumë
nga policia dhe me jehonë në shtyp,
pretendonte se kisha u dogj nga një banor
i fshatit, i cili ishte grindur me kryeplakun
dhe kujdestarin e kishës, sepse donte të
ndërtonte në truallin e shenjtë. Dhe për
inat të tyre, ai vajti e dogji kishën… Por,
“fajtori” nuk e pranon akuzën dhe me gjithë
sherrin e mëparshëm, nuk ka asnjë provë
që është ai që e ka bërë.
Sipas versionit tjetër, zjarri ka qenë i
qëllimshëm dhe ngjan me shumë episode
të ngjashme të ndodhura kundër objekteve
orthodhokse të kultit (veçanërisht në
Mitropolinë e Gjirokastrës)…
Ndërsa hetimet vazhdojnë, të ngelet
shija e hidhur e një drame të ripërsëritur
shpesh në vitet e fundit, ajo e dëmtimit të
përsëritur të objekteve orthodhokse,
dëmtime që nuk janë të ngjashme në asnjë
komunitet tjetër?!