EmailFacebookKontakt

Dialog Ndërkombëtar Katoliko – Orthodhoks

Anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar në Dialogun Katolik Orthodhoks, duke u takuar në Balamand, Liban, në qershor, ranë dakord në një dokument i cili refuzonte “uniatizmin” si një afrim në bashkësinë Kristiane.

Në Deklaratën zyrtare për shtyp shkruhej: “Aktiviteti zyrtar që konsiston nëorvatjen për të ndryshuar njerëzit nga një Kishë në tjetrën … nuk është i pranueshëm as si metodologji, por as edhe si model bashkimi për kishat tona. Tensionet Katoliko Orthodhoksë mbi kishat uniate – të cilat ndjekin kryesisht liturgjinë Orthodhokse por ata janë në lidhje me Papën – filluan në shumë vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore duke ndjekur kolapsin e regjimit Komunist.

Ushtrimi i lirisë së besimit të ripërtërirë nga këto kisha uniate shkakton shqetësimin orthodhoks se ato do të shërbejnë si një pikë e avancuar për konvertimin e besimtarëve nga Orthodhoksia. Dialogu Katolik Orthodhoks, i cili është mbajtur njëherë në dy vjet ndërmjet viteve 1980 dori 1990 – ishte anulluar për vitin 1992 pas protestimit të disa kishave Orthodhokse, se dokumentet e mëpasshme Katoliko Orthodhokse për mospranimin e uniatizmit nuk kanë sjellë ndonjë përparim praktik.

Në dokumentet e Balamandit thuhej: “bashkimi i studiuar me një shpirt të hapur vëllazëror, i drejtuar nga dëshira që puna për restaurimin e plotë të bashkësisë midis Katolikëve dhe Orthodhoksëve duhet të vazhdojnë”.

Ndër përfaqësuesit orthodhoksë bënin pjesë përfaqësues të Patrikanës së Konstantinopolit Patrikana e Aleksandrisë, Antiohisë, Moskës dhe Rumanisë dhe Kishave të Qipros, Polonisë, Shqipërisë dhe Finlandës.

Nuk kishte asnjë përfaqësues nga Patrikana e Jeruzalemit, Bullgarisë, Serbisë apo nga Kisha e Gjeorgjisë.

Anëtari i Stafit të Këshillit Botëror të Kishave Tarek Mitri, i cili bashkërendoi takimin, në emër të kishës së tij, patrikanës së Antiokës, tha se përfaqësuesit e disa kishave orthodhokse ndoshta kanë munguar vetëm për arsye praktike.

Përgatiti: Nina Gramo