EmailFacebookKontakt

Dialog dhe mirëkuptim në Evropën Juglindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore

Stamboll- U zhvillua Konferenca e Dytëpër Paqen dhe Tolerancën

Dialog dhe mirëkuptim në Evropën Juglindore,

Kaukaz dhe Azinë Oendrore

Liderët fetarë duhet të nxitin paqen dhe pajtimin, jo konfliktin- ky ishte deklarimi i pjesëmarrësve në Konferencën II për Paqen dhe Tolerancën, që u mbajt nga 7 deri më 9 nëntor, në mjediset e Swi- shotel të Stambollit. Konferenca ishte organizuar nga Patriarku Eku- menik Vartholomeu II dhe Fonda- cioni ‘Thirrja e ndërgjegjes”, me bazë në Nju Jork (i themeluar më 1965. Ky fondacion lufton për lirinë fetare dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën). Veprimtaria u mbë- shtet edhe nga qeveria turke.

Konferenca u përshëndet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ko- mbeve të Bashkuara Kofi Anan, Papa Bendikti XVI, President! Bush, President! i Komisionit Evropian Barroso, Sekretari i Për- gjithshëm i Shoqatës Botërore të Thirrjes Islame M.A. Sherif etj. Mes përfaqësuesve nga zonat që përfshinte konferenca, ishin edhe liderë fetarë nga Shqipëria. Merrte pjesë edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Dita e parë, e hënë 7 nëntor, seanca hapëse nisi me ijalën e Tërëshenjtërisë së Tij Vartholo-

meut, i cili theksoi nevojën që fetë e ndryshme të kërkojnë në atë që kanë të përbashkët dhe të bashkë- jetojnë në interes të besimtarëve por edhe të jobesimtarëve. Më pas përshëndeti Rabi Arthur Shneider, President i Fondacionit “Thirrja e ndërgjegjes” dhe përfaqësuesi i qeverisë turke. Pastaj u lexuan për- shëndetjet drejtuar konferencës, si dhe të disa personaliteteve të larta fetare. Në ditën e dytë, 8 nëntor, folën përfaqësuesit fetarë të rajonit tonë dhe të rajoneve të tjera. Më pas u vazhdua puna në grupe, sipas zonave. Pasdite pati vizita e takime në Patrikanën armene dhe me kryetarin e bashkisë së Stambollit.

Në ditën e tretë, 9 nëntor, seanca plenare u hap me ijalën e Kryepiskopit Anastas, që u pasua nga z. Selim Muça, Imzot Rrok Mirdita, si dhe nga përshëndetjet e Patriarkëve të Bullgarisë e Ruma- nisë. Më pas u vazhdua me dekla- ratën e Konferencës dhe në fund folën përsëri organizatorët e ve- primtarisë. Pasdite u zhvillua një pritje për pjesëmarrësit në selinë e Patrikanës Ekumenike.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”