Më 28 Nëntor ashtu si në të gji- thë Shqipërinë u festua dhe në Kor- çë 100-vjetori i Pavarësisë. Kisha jonë Orthodhokse duke ruajtur një traditë të saj, me rastin e kësaj feste kreu ceremoninë e Dhoksologjisë së Flamurit anembanë Shqipërisë. Në Mitropolinë tonë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u mbajt kjo ce- remoni e veçantë në prani të të gji- thë klerikëve të qytetit, nën udhëhe- qjen e Stavrofor atë Ilia Kotnanit.
Në shërbesë morën pjesë përfa- qësues nga të gjitha aspektet e jetës shoqërore, politike e fetare. Nderu- an me praninë e tyre deputetë të zo- nës, përfaqësues të pushteti lokal
dhe vendor, përfaqësues të auto- riteteve të huaja në Shqipëri, aka- demikë, pedagogë, mësues, njerëz të shquar në të gjitha fushat, njerëz të thjeshtë nga të gjitha besimet.
Për besimtarët orthodhoksë të Korçës, me përkujdesjen e Hirësisë së Tij Joanit, kjo ditë solli dhe një pamje të re: Afresket e Pantokra- torit, të Profetëve dhe të Ungjillo-
rëve, që u financuan nga besimtarë korçarë, i dhanë një hijeshi të merituar dhe një atmosferë më shpirtërore këtij tempulli të mreku- llueshëm.