EmailFacebookKontakt

Dhimitri, martir i madh (26 tetor)

Dhimitri, martir i madh (26 tetor)
Lindi në Selanik, në një familje
besimtarësh aristokratë, rreth vitit
280. Pavarësisht se ishte zyrtar shu-
më i lartë, i ngarkuar me administri-
min e Greqisë dhe tepër i ri, ruante
virgjërinë e plotë, prandaj u nderua
që shpejt si shembull i murgjve. Pa-
stërtia e frymës dhe e trupit e bëri
njohës të mistereve dhe mësonjës
të theologjisë.
Drejtonte kryesisht një rreth të
rinjsh, midis të cilëve ishte dhe
bashkëqytetari i tij, Nestori (27 te-
tor), me moshë shumë të re, adole-
shent. U arrestua ndërsa jepte më-
sim në një bodrum.
Në lojërat për nder të pera-
ndorit Maksimian (286-305), i cili
ishte vetë i pranishëm, mori pjesë
gjiganti i guximshëm, Lieu i pampo-
shtur, mburrja e mbretit. Nestori
vendos që ta përulë krenarinë e të
dy idhujtarëve të shquar. Ndaj,
arrin të hyjë në burg dhe kërkon
uratën dhe ndërmjetimet e shenjtit,
i cili bën mbi të shenjën e kryqit
dhe i parathotë fitoren dhe martiri-
zimin.
Më kot e këshillon në stadium
Maksimiani që t’i vijë keq për rini-
në e tij. Sulet duke thirrur: “Perëndi
e Dhimitrit më ndihmo” dhe e ngul
shpatën thellë në zemrën e barbarit.
Ngjarja e pabesueshme u kon-
siderua si fitore e Krishterimit ku-
ndër idhujtarisë dhe monarku i
egërsuar urdhëroi dhe e vranë
Dhimitrin duke e shpuar me shtiza,
më pas dhe Nestorit i prenë kokën.
Të krishterët e varrosën mbroj-
tësin e Selanikut të respektuar nga
populli në vendin e martirizimit, atje
ku sot ndodhet kisha e lashtë dhe
e shkëlqyer e tij. Varri nxirrte miro
dhe ashtu si gjaku dhe unaza e tij
bënin mrekullira të shumta.
Sot festohet dhe transferimi në
Konstandinopojë (1149) i ikonës –
mbulesë e varrit.
Mirovliti (=miroburonjësi)
mbrojti qytetin e tij nga invazione të
ndryshme gjatë kohërave, dhe çliri-
mi përfundimtar i tij prej turqve u arrit
ditën e kujtimit të tij (26. 10. 1912).
Të paktën që nga shekulli i 12-të,
në muajin tetor ngrihej një qytet
shtesë, ku kryheshin “Dhimitriat”:
panair tregtar, ekspozitë e prodhi-
meve vendase dhe të huajve dhe
takime të dijetarëve dhe artistëve
– pararendëse të aktiviteteve të sot-
me të “Ekspozitës ndërkombëtare
të Selanikut”.
Emri Dhimitër rrjedh nga
Dhimitra, greqisht = mëmëdhe.