EmailFacebookKontakt

…dhe kisha e vjetër e Mborjes

Në foto: Mborje, Kisha e vjetër dhe me vlera të mëdha shpirtërore e historike e Ristozit, Ngritjes në Qiell të Zotit Iisu Krisht (Analipsit). Ajo i përket shekullit të XIV (1390) dhe është e zbukuruar me afreske. Si ndërtues përmendet episkopi Nifon.

Por, përballë këtyre vlerave qëndron braktisja e moskujdesja. E shpallur monument kulture, në të, që prej rreth dhjetë vjetëve janë ngritur skela për riparimet e nevojshme dhe… kanë mbetur ashtu, duke u rrezikuar dëmtime të pariparueshme dhe, njëkohësisht, duke bërë të pamundura kremtimet tona fetare. Në një kohe që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë po bën përpjekje të jashtëzakonshme për ndërtimin e kishave të reja, moskthimi i pronave tona dhe indiferenca e fajshme rrezikojnë të humbin këto perla të traditës orthodhokse dhe të gjithë popullit tonë.