EmailFacebookKontakt

“Dhe ja, unë jam me ju…”

“Dhe ja, unë jam me ju… ”
– Predikimi mbi temën nga Matheu 28:18-20, i Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit, në
katedralen e Lozanës (Zvicër), me rastin e 75-vjetorit të organizatës ekumenike “Besim dhe Rregull” –
“Dhe ja, unë jam me ju gjithë
ditët, deri në fundin e botës”
(Mth. 28:20)
N
ë fjalët e fundit tronditëse që
Krishti i ngjallur iu drejtoi
dishepujve, mbisundojnë tri tema,
të cilat përbëjnë një unitet organik,
të pandashëm: Së pari, një konsta-
tim me rëndësi mbarëbotërore:
“M ’u dha çdo pushtet, mbi qiell dhe
mbi dhe”. Së dyti, një urdhëresë
finale: “Shkoni pra, dhe bëni nxë-
nës të mi gjithë kombef’. Dhe së
treti, vjen premtimi, si njedhojë dhe
si garanci “Dheja, unëjam meju \
Fjalët “pra” dhe “ja” e përforcojnë
këtë koherencë. Tri Ijalitëjanë të
ndërvarura, ashtu siçjane në trupin
tonë tri sistemet; muskulor, i
qarkullimit të gjakut dhe nervor.
1. Ngjarja me rëndësi mbarë-
botërore, me të cilën Matheu vulos
Ungjillin e vet është se, pas kryqë-
zimit dhe ngjalljes së Krishtit, “gji-
thë pushteti” iu dha Atij, mbi gjithë
universin. Mësuesi, profeti, Mesia,
bëhet tashmë “Zoti”. Ky evolucion
ndryshon ritmin e kuptimin e his-
torisë njerëzore. Thelbi i asaj që do
të ndodhë është i ndryshëm nga sa
duket. Fuqia e vërtetë nuk ndodhet
më në duart e perandorit dhe të
makinës administrative romake.
Ecja e botës nuk varet nga njohu-
ritë e eruditëve dhe të urtëve të to-
kës. Pushteti iu dha nga Ati i Tërë-
fuqishëm, Perëndia e dashurisë, të
Birit, që e mishëroi këtë dashuri,
në formën më ekstreme, deri në
pranimin e kryqit. Kjo e vërtetë
përbën boshtin e besimit të
krishterë. Stabiliteti i botës kristiane
varet nga shkalla e pranimit të kësaj
të vërtete. Forca e vërtetë dhe
ndikimi i të krishterëve varet nga
sa ata e jetojnë dhe e shpallin këtë
realitet.
Kisha, si komuniteti eukaristik i
Ngjalljes, vazhdon të shpallë miste­
rin e Perëndisë Triadik, ekonominë
hyjnore të shpëtimit më Krishtin
me anën e Shpirtit të Shenjtë. Si
Arupi mistik i Krishtit”, Kisha rre-
zaton lavdinë e Zotit të gjallë në
tërë rruzullin. Ajo jeton në kohëra,
me shpresën e gjailë eskatologjike,
se “misteri i vullnetit të Perëndisë”
është: përmbledhja (anakepha-
leosasthai) i të gjitha gjërave më
Krishtin, që është në qiejt dhe që
është në tokë” (Efes. 1:10).
Ndërsa ecim në shekullin e
njëzetenjëtë, në morinë e studimeve
dhe deklaratave të bëra nga lëvizja
ekumenike dhe veçanërisht nga
Komisioni “Besim dhe Rreguir,
mbi çështjen kritike të unitetit të të
krishterëve dhe të dëshmisë së tyre
bindëse para botës së sotme, duhet
të theksohet përsëri elementi
parësor dhe thelbësor, mbi të cilin
është themeluar Kisha dhe që sigu-
ron kohezionin tonë. Përmble-
dhtazi, mbetet siguria jonë tek Ai,
të Cilit “gjithë pushteti iu dha, në
tokë dhe në qiell”, si dhe besimi ynë
i patundur, që Kisha është Arupi i
tij, plotësia e atij që përmbush çdo
gjë dhe në të gjitha (Efes. 1:23).
(Vijon në faqen 7)

“Dhe ja, unë jam me ju… ”
(Vijon ngafaqja 1)
2. Nga ky konfirmim i Zotit buron, si
njedhojë, fjala “pra”, që e nënvizon, urdhërimi:
“Shkoni pra, dhe bëni nxënës të mi gjithë
kombet”.
Vizionin e parë të globalizmit e ka përcaktuar
Zoti i ngjallur. Por, ky globalizim nuk ka lidhje
me globalizimin e sotëm të ekonomisë së tregut.
Ky globalizim, për të cilin flitet shumë në ditët
tona, sjell rrezikun që njeriu të rikthehet në xhun-
glën e një antagonizmi moralisht indiferent;
ndërsa kërkon të bëhet një mbinjeri, ai rrezikon
të reduktohet në gjendjen e një nënnjeriu. Dë-
rgimi i dishepujve të Krishtit në gjithë kombet,
ka si qëllim globalizimin e dashurisë, që e ngre
(njeriun drejt Perëndi-Njeriut, duke e bërë atë
një krijesë të re. Qëllimi i komunitetit eukaristik,
që besimtarët e Krishtit përbëjnë në çdo vend
me anën e Shpirtit të Shenjtë, është krijimi i një
shoqërie të solidaritetit, një shoqërie personash
të lirë, që e duan njëri-tjetrin.
Në të kaluarën, mjaft evropianë dhe ameri-
kanë e kuptonin këtë urdhëresë të Zotit, në ter-
ma gjeografikë: në fund të Afrikës dhe të Azisë,
atjeku Ungjilli nuk ishte shpallurende. Megji-
thatë, në ditët tona është evidente që shmangia
më e rrezikshme – më e rrezikshme edhe se
injoranca fetare – është indiferenca fetare, që
dominon në shumë vende tradicionalisht të kri-
shtera. Kështu, urdhërimi i Krishtit të ngjallur,
merr në shekullin e njëzetëenjëtë një dinamikë
më të gjerë, “shkoni pra, dhe bëni nxënës të mi”,
në kombet që e kanë njohur shumë pak Krishtin,
por edhe në vendet e Evropës dhe të Amerikës,
mjaft nga të cilat e kanë persekutuar Krishtin
për disa dhjetëra vjet me radhë në shekullin e
njëzetë; dhe gjithashtu, në ato vende që, me arro-
gancën dhe indiferencën e tyre, e kanë shtyrë
mënjanë dhe e kanë zëvendësuar me adhurimin
e zotave të rremë, si paraja, seksi, komoditeti.
Vepra e apostujve të Krishtit ka një dina-
mikë që e përcaktojnë dy përbërës: Përbërësi i
mistershëm, “duke i pagëzuar ata” dhe ai dida-
ktik, “duke i mësuar ata \ I mistershmi, siç për-
caktohet nga ndërgjegjja e Kishës së shekujve
të parë, merr fonnën e vet të plotë triadike, “në
emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë,
që përmbledh misterin e pakapshëm të Hyjnë-
sisë dhe thekson se, “të mësuarit” realizohet
me fuqinë e Hirit Hyjnor. Ndërsa në kompone-
ntin didaktik i vihet theksi jo thjesht dijes, por
respektimit të të gjitha urdhërimeve, “Duke i
mësuar ata të respektojnë të gjitha ato sa ju
kam porositur”.
Tundimi, të cilin shpesh e përballojmë në
kishat e ndryshme lokale, është se, me pretekste
të ndryshme, mënjanojmë shumë nga urdhëri-
met kërkuese. Për shembull: dashurinë për

armiqtë, dlirësinë, përulësinë, faljen, vetpëmibaj-
tjen, thjeshtësinë, vetmohimin. Por, jeta e kri-
shterë është një tërësi organike dhe këmbëngu-
Ija në respektimin e të gjitha urdhërimeve nuk
është “moralizim”, që u shkon për shtat konser-
vatorëve, por është çlirimi më thelbësor nga çdo
formë konvencionaliteti. Veç kësaj, respektimi
i urdhërimeve lidhet në mënyrë të pandashme
me dashurinë dhe me “qenien më Krishtin”.
“Ai që ka porositë e mia dhe i respekton ato, ai
është që më do dhe atë që më do, edhe ati im
do ta dojë, edhe unë do ta dua dhe do t’i shfaq
veten time.” (Joan. 14:21).

Do të duhet të tregojmë përsëri kujdes në
koordinimin e meditimit teologjik dhejetës sonë
të përditshme sipas porosive të Krishtit. Dhe
të mos tërhiqemi pas një teologjie “in abstracto”,
që nuk ka të bëjë me jetën e Kishës ose në një
moralizëm të shkëputur nga e vërteta teologjike.
Në këtë shekull surprizash, në të cilin ta-
shmë kemi hyrë, kërkohet të ecet në një rrugë
të re, drejt vendeve të reja, por gjithashtu, një
largim nga rregulli i vendosur, nga sistemet e
organizimit, nga mënyrat e të menduarit. Nxitja
“shkoni”, përmban qartë largimin nga pozicioni
ku ndodhemi dhe ku ndihemi të rehatuar. Çdo
ecje në zona të panjohura përmban në vetvete
edhe rreziqe. Madje, është e natyrshme që ecja
drejt “gjithë kombeve” është e natyrshme të
ketë mundime dhe peripeci të paparashikuara.
Në ditët tona është bërë një rishpërndarje e
dijeve teknologjike, fuqisë politike, pasurisë, por
ka edhe forma të reja varferie, privimi, padrej-
tësie, dhune (e cila, natyrisht, nuk kufizohet ve-
tëm tek terrorizmi, i cili kohët e fundit ngatë-
rrohet me idetë fetare. Ne të krishterët, jemi të
detyruar të studiojmë bashkarisht problemet e
reja, të rishikojmë detyrën tonë e mundësitë e
unitetit të krishterë dhe të mobilizohemi për një
vepër krijuese në botë. Të kapërcejmë formën
klasike të bashkësive të mbyllura, të mënjanoj-
më paragjykimet, hezitimet, fobitë tona, dhe të
dëshmojmë për Krishtin e Ngjallur, sa të munde-
mi, së bashku. Të takojmë njeriun bashkëkohor,
me problemet që e shqetësojnë. Kjo nuk do të
thotë, që duhet të shkrihemi me botën, por, që
ta ndihmojmë që të orientohet saktë me hirin e
mistershëm të Kishës dhe dinamikën e të vër-
tetës së saj. Gjithnjë, duke respektuar sinqerisht
veçoritë e çdo populli dhe çdo qytetërimi, lirinë
dhe dinjitetin e çdo personi; me një dashuri të
çiltër për njeriun në tërësi.
Disa duan ta ngushtojnë fjalën teologjike dhe
veprimtarinë e Kishës ekskluzivisht në sferën
religjioze. Por, horizonti i Kishës përqafon gjithë
ato që janë njerëzore dhe gjithë krijesën. Termi
përcaktues në fjalët e Zotit është: “gjithë”, “të
gjitha”, “gjithçka”. “Gjithë fuqia m’u dha… të
gjitha kombet,… gjithçka qëju kam thënë…
gjithë ditët”.
3. “Dhe ja, unë jam me ju”. Unë, Fjala, Lo-
gos-i, urtësia e Atit, nisja dhe fundi, Alfa dhe
(Vijon në faqen 8)

“Dhe ja, unë jam me ju…
(Vijon nga faqja 7)
Omega. Unëjam meju “gjithë ditët”; si në ditët
pa re, kur çdo gjë shkon mirë, ashtu edhe në di-
tët e errëta, kur mjegulla e pasigurisëju mbulon,
si dhe në ditët e dyshimit e të dobësisë, kur stu-
hia shpërthen. Jam me ju në orën e ndrojtjes tuaj,
kurju mungon guximi; dhejua përsëris, si Petrit:
“Njeri besëpakë, përse heziton?”; në orën e tra-
dhtisë së pavullnetshme, që t’ju çoj në pendim;
në orën e martirizimit që pësoni për dashurinë
Time, në përplasjen tuaj me fuqitë demoniake
të urrejtjes, padrejtësisë dhe të mashtrimit.
Ndërgjegjja e pranisë së të Dashurit, i Cili
është plotësia e dashurisë, përbën elementin më
thelbësor të përvojës së krishterë. Kjo ndjesi
na fuqizon edhe në çastet më të dhimbshme.
“Nëse Perëndia është me ne, kush do të jetë
kundër nesh” (Rom. 8:31). Ndjenja e pranisë
së Tij na ngushëllon dhe paqëson qenien, kur
përrenjtë e rrëmbyeshëm të padrejtësisë na
godasin dhe na rrethojnë dhembjet e ferrit (Psal.
18:5-6). Ai na frymëzon dhe na mbështet sido-
mos në çastet e përpjekjes krijuese. Kjo prani
na mbush me ngazëllim të qëndrueshëm dhe
dritë të qetë.
Nuk është fj ala për diçka thjesht mendore,
por kemi të bëjmë me rrezatimin e hint të Shpirtit
të Shenjtë, që përshkon dhe ndikon gjithë qenien
tonë. Kemi të bëjmë me jetën më Krishtin. Ndër-
gjegjja dhe ndjesia e thellë e pranisë së Tij merr
jetë veçanërisht në çastin e lutjes, të meditimit
për Fjalën e Perëndisë, por mbi të gjitha të adhu-
rimit. Brenda misterit të Eukarestisë Hyjnore,
nejetojmë bashkimin mistik me Zotin e ngjallur.
Përparimi në jetën shpirtërore qendron në shti-
min e vazhdueshëm të kësaj marrëdhënieje per­
sonale; në përzgjatjen e përjetimit liturgjik, në
çdo çast të detyrës sonë të përditshme. Sa më
shumë të jemi të ndërgjegjshëm për praninë e
Krishtit të ngjallur në jetën tonë, aq më tepër
secila nga ditët tona do të jetë e mbushur me
paqe, me forcë dhe me krijimtari.
Ajo që ndizte zemrat e themeluesve të Ko-
misionit “Besim dhe Rregull” ishte entuziazmi i
tyre, me të cilin ata luftonin për të kapërcyer
anniqësinë dhe moskuptimin e trashëguar nga
e kaluara, të cilat ndajnë edhe në ditët tona
kishat dhe komunitetet e krishtera.
Pa dyshim, janë bërë hapa të rëndësishëm;
dhe ne u jemi mirënjohës teologëve të shquar,
të cilët, gjatë 75 vjetëve, kanë kontribuar në
këtë përparim me anë të studimit të asaj që i
bashkon të krishterët, por edhe të asaj që i pen-
gon të afrohen. Kështu, ata kanë ndihmuar një
bashkëjetesë realiste, në pranimin e “tjetrit”, të
të “ndryshmit”. Ngjarjet kanë treguar që kun-
dërshtimet ndaj këtij vizioni uniteti janë mjaft
rezistente dhe të vështira për f u zgjidhur. Ne,
që vazhdojmë sot këtë vepër, duhet të përba-
llemi, mes të tjerave, me kritika të ndryshme,
që vijnë nga vetë komunitetet tona. E rëndë-
sishme është se, çfarëdo të ndodhë, ne do va-
zhdojmë të dialogojmë, të mendojmë së bashku,
të gjendemi së bashku, me besim, dashuri dhe
shpresë. Natyrisht, askush nuk është i predispo-
zuar për të bërë kompromise të padrejta. Por,
në asnjë rast, nuk kemi të drejtën të rikthehemi
në fortesat dhe izolimin tonë të shkuar. Ne nuk
mund të injorojmë përgjegjësinë tonë
mbarëbotërore, as lutjen e zjarrtë të Krishtit
drejtuar Atit, që “çdo gjë tëjetë një… që bota
të besojë se Ti më dërgove” (Joan. 17:20).
Duke ruajtur atë çka është më e çmuar në
trashëgiminë tonë, do vazhdojmë të hapemi për
afrimin dhe dëshminë e përbashkët, pa thje-
shtësime e zbukurime naive, “me sytë e mbër-
thyer tek Jisui, që është kreu dhe plotësimi i
besimit” (Heb. 12:2). Të vazhdojmë të luftojmë
“deri në fundin e kohëve”, cilado tëjetë gjendja
e njerëzimit dhe stadi i zhvillimit të tij shkencor
a teknologj ik, kërkimet dhe arritjet e tij.
4. Më lejoni, ta mbyll, me një përvojë per­
sonale. Ishte edhe atëherë gusht, dymbëdhjetë
vjet më parë, në Uganda. Po errej, kur mbërri-
tëm në Kanpala, kryeqyteti, duke ardhur nga
një kamp misionar në brendësi të vendit. Në
errësirën e thellë, vetura jonë e vjetër u përplas
fort me një pengesë. Xhami i përparmë u thër-
mua në mijëra copëra dhe ra mbi mua. Mjaft
copëra kishin hyrë në të dy sytë dhe nuk mund
t’i hapja. Në spitalin e braktisur afrikan, ku
shkuam, dëshpërimi ynë u rrit. Nuk kishte as
doktor, as infermier, as ujë të distiluar, as ujë.
Humbja e shikimit dukej e pashmangshme. Nuk
shikoja më asgjë. Në këtë orë tragjike, një pye-
tje jetësore, – me të cilën shërbimi ynë misionar
kishte nisur-më erdhi në shpirt: Aështë Perë-
ndia i mjaftueshëm për ty? Një paqe e pashpje-
gueshme më pushtoi shpirtin. Ndjeja praninë e
Atij, që i siguroi dishepujt: “Dheja, unëjam me
ju 7 Ishte mesnatë, kur më në fund, u shfaq një
okulist i ri ugandez, që e kishin ndihmuar të stu-
dionte në Athinë. Në dritën e një llambe Specia­
le, ai u përpoq për të hequr copëzat e xhamit,
që më kishin depërtuar në sy. Nxori njëzet e
katër të tilla. Ditën tjetër, u kthyem në Nairobi
e më pas në Evropë, për të bërë kontrolle dhe
arritur cikatrizimin. Shërimi shoqërohej nga
rrezatimi i sigurisë “dheja, unëjam meju gjithë
ditëf’. Mund të dukej sikur kjo i jepte fund gj ithë
përpjekjeve misionare. Por, në të kundërt, i dha
nisje një diakonie të re, një shërbimi të ri, me
besim të rinovuar, në një front edhe më kërkues,
në Shqipëri.
Jam i sigurt, se shumë nga personat e
pranishëm, kanë pasur përvoja të ngjashme në
etapa kritike të jetës së tyre dhe mbase rrëfimi
im i ndihmon f u rikujtohen. Premtimet e Krishtit
të ngjallur përsëriten në jetën e çdo brezi, me
anën e mijëra shembujve. Prania e Krishtit të
ngjallur gjallëron shpirtrat tanë me anën e ngro-
htësisë së tij mistike, jo vetëm në ditët e mjegu-
llës apo të stuhive, por, më gjerë, ditët më të
mrekullueshme të jetës sonë, më krijueset, janë
ato ku prania e Krishtit të Dashur është më
ndjeshme. Ne vazhdojmë të shpresojmë dhe
mundohemi për unitetin dhe dëshminë e përba-
shkët të të krishterëve; jo duke u mbështetur
në aftësitë, dijet apo inteligjencën tonë, por, mbi
sigurinë, se nuk jemi vetëm në këtë përpjekje,
se ne i bindemi vullnetit të Krishtit; me besim
të plotë tek Ai, të cilit “gjithë pushteti iu dha, në
qiell dhe mbi dhe”; me sigurinë ngazëlluese që
dhuron premtimi i Tij: “dhe ja, unë do tëjem me
ju gjithë ditët, deri në fundin e botës”.
Katedralja e Lozanës
25 gusht 2002