EmailFacebookKontakt

… Dhe Harpa s’hesht!

Prej kaq herësh, në baticat e agimta të shpirtit, njoha një Harpë të lashtë, të bruztë. Ndërhynte me harmoninë e saj blatuese dhe më ette duke më shfaqur para syve një Aureolë të Hyjshme. “Ashtu si dreri, që ka etje për ujë të freskët, ashtu dhe mua më merr malli për Ty, o Perëndia që vepron!” (Psalm 42, 2)

E etur, vazhdoj të trokas në rrezet e harpës – diell, duke regëtitur si një lot në qerpikun e kohës. E kur një bulëz e brilantë, rrëshqet drejt meje, ndiej blerim. Çdo tingull, çdo fjalë, duke u rilindur kohë pas kohe, më dhuron reflekse përshkënditëse. Në mahnitjen time shndërruese, derdhet i pambarimtë, si një ujuarë, adhurimi për Të. A mund të akullnohem, të hesht si zymtësia, të mbështillem prej kotësisë, kur në sy pasqyrohet përflakja e çdo casti, që mbart mish; kur drejt syve rend Mrekullia, që lind në çdo bisk jetëde. A mundem kur edhe… “Qielli shpall: Perëndia është i madh! Njëra ditë ia përcjell këtë tjetrës… ia transmeton tjetrës, që vjen pas. Asnjë fjalë nuk flitet, asnjë tingull nuk dëgjohet, e megjithatë mesazhi i tyre përshkon mbarë tokën…” (Psalm 19)

Kthej rrezet prej drurësies së njërit tel dhe rinis në frymëlinjën e tjetrit, duke admiruar denjësisht Mrekullimet. Përballem me një tmullësi, që pak ehë kërkuar me mbrujtjen e shndërrimit të shpirtit. Mrekullohem, kur kjo Harpë kthehet në ngazëllim, në hapësira votësh, në bregpritjeje, në zemër të shkumbuar, në rrahje të ankthshme, në frymëmarrje të qielltë, në gjethe të praruar, në lirishtë qetësie, vëgju për-thyer peshe, në psheretima të brishte, në brohoritje gëzimi. Apostrofat e saj janë të gjalla, nuk kanë mbledhur në ajrin e tyre grimca të pluhurta; apostrofat të ujitura prej lotëve, që çurgojnë në shekuj. Ndonjëherë, një pikëz uji, është pëshpëritja ime. Gjithnjë burues, shiu, zemraue të kthjelltë. Gjithçka rrjedh e ngjitet drejt Tij për t’u qetësuar, “si fëmija i lumtur në krahët e nënës!” Por pëshpëritja ime, një pikëz uji është!

Copëza Krijimi vegojnë e pas disa tingëllimash, jeta, fillon të këndojë. Gjithërendje. Harpa dallgëzohet dhe shkruan hijshëm në akorde thelbin e kulluar. “O Perëndi i madh e i lartë, që Ti vetëm ke pavdekësi, që banon në dritën e paafruar, që bëre tërë krijesën me urtësi!” E kur madhështor ngrihet lavdërimi drejt Tij, Harpa s’hesht, por rinis buisjen e hapësirshme. “Faleminderit Perëndisë së Qiellit, Aliluia! Se përdëllimi i Atij është për gjithë jetën. Aliluia!” (Psalm 135). Kjo është aorta. Prej saj, në trupin e jetës gëlon ngrohtësia. Dhe Harpa, s’hesht…

Por ç’do të doja veç kësaj Harpe thurrëse, me të cilën Davidi “zgjonte diellin”; ç’do të doja për të prekur me filizin e mendimit, Bardhësinë e Paqtë të Mbiqiejve; ç’do të doja, veç këtij thesari, për të lavdëruar e falenderuar Perëndinë, “Dritën, që më ndriçon rrugën”, Atë, që vadit prej mirësisë së pafundme treguar fijëzën e thatë të baritd. Ç’do të dojai Ç’do të donim. Ndoshta një zemër të gjallë, një zemër ndriçuese, që gjumi i çdoçastshëm të mos e fshijë zërin e ëmbël të saj, që heshtja të mos trokasë në vullkanin e shpirtit, për ta kthyer më pas në një krater të ujtë, të fjetur. Ndoshta, duhet të fitojmë një zemër, që Harpa të mos rrudhet, as, për sa bie një avëtimë. Kur edhe natyra, shpall me çdo rrahje të zemrës së saj Mrekullinë, e kundërta për njerinë, është mosekzistencë. “I ka hije dhe është e drejtë ta përhimnojmë e ta falenderojmë” Atin tonë “më shpesh sesa marrim frymë!”.

Atëherë zemra, si një pëllumb, do të banojë pranë Tij, atëherë do të sendëzohet Harpa e lashtë e do të burojë çdo zemër kthjelltësi, atëherë do të rikrijojmë gjurmë e prej nesh do të ujiten hijshëm apostrofat, atëherë Davidët, nuk do të jenë të vetëm në rendjen e tyre të njëkohtë me natyrën.

Kthej kokën dhe shoh profilin e saj të shndritshëm. Rrezet e diellit kanë depërtuar mes telave, si të duan të valëzojnë ajrin. Një siluete e ravijëzohet. Tingull. Hapa drejt kërkimit. …Dhe Harpa, s’heshtl

Efrosina Noti