“Le të mos bëhemi, të dashurit e mi, të pabesë për ekzistencën e Ferrit, për të mos rënë në të. Sepse ai që nuk beson në ekzistencën e tij, bëhet më shumë indijerent dhe indiferenca, sigurisht, të çon në të (Ferr). Jo vetëm që duhet të besojmë pa asnjë dyshim në ekzistencën e Ferrit, por vazhdimisht duhet të diskutojmë për të, sepse kështu është vështirë të mëkatojmë. Kujtimi i vazhdueshëm i Ferrit është si ilaçi i hidhur, i cili, sigurisht, mund të na shkaktojë pakënaqësi, por mund të na prapësojë nga ligësia dhe si rrjedhojë nga vetë Ferri.”
***
“Zjarr quhet flaka e tmerrshme e Ferrit, por kjo është zjarr i errët, pa dritë. Kjo është çdo që na shkund dhe na trondit më shumë, se domethënë, edhe pse na djeg tmerrësisht, megjithatë, as shuhet dhe as ka dritë. Dhe nëse vetëm errësira shkakton frikë, tronditje dhe agoni në shpirtin tonë, çfarë do të ndodhë vallë kur bashkë me errësirën e zezë, që duket, të ekzistojë edhe dhimbja e tmerrshme dhe djegia e padurueshme? Mos kujto se zjarri i Ferrit, nga që quhet skëterrë, ngjan me zjarrin që njohim, sepse zjarri i njohur prej nesh e djeg dhe e mbaron çdo gjë që rrëmben: ndërsa ai zjarr (i Ferrit) ato që do të rrëmbejë i djeg vazhdimisht dhe kurrë nuk i mbaron. Quhet dhe i pashuar, sepse do t’i bëjë mëkatarët të paprishshëm, sigurisht, jo për t’i nderuar, po për të pasur mundësinë t’i torturojë përjetësisht.”