EmailFacebookKontakt

Dëshpërim e shpresë

Dëshpërimi, i mekur, me një pish’ në dorë,
Nën tingujt e rrënkimeve të tija,
Po çan errësirën me një hap të rëndë
Drejt Kodrës ku është mbërthyer Dashuria.

Arrin në majë dhe n’at pamje të hidhur
Shpërthen në vaj dhe bie përmbys në tokë;
Shkoi nata, u gdhi, shkoi dita e prap ra nata,
Dhe ai vazhdon vajtimin e s’ngre kokë.

Nga mesi i natës, zemra e fryr’ nga dhembja
Pëlcet e n’qiell rrufetë coptojë errësirën!!
Heshtja, e shurdhër, trembet e arratiset;
Mpihet Urrejtja e vren me ankth Mëshirën.

Përplaset krisma e çfrehet në kup’ të Qiellit,
Dhe oshtimat hyjn si tmerr te zgavra e Vdekjes;
Si rreze agimi Dashuria ngrihet,
Plot dhimbshuri ndaj vajtimeve t’përpjekjes.

Dhe, ndërsa ngjitet lart në kulme të artë,
Shpërndan me dritën e buzëqeshjes Ndjesën,
Dhe njom me vesën që i kullon nga sytë