Fëmijë i vetëm i priftit të idhujve, Edhesit, lulëzoi në kohë të Klaudit II (268-270) në Pisidi, në mes të Azisë së Vogël. Kur ishte 12 vjeçe, mbeti jetime dhe i ati ia dha një gruaje që të kujdesej për të. Në ndikimin e saj, ndoshta dhe të fqinjëve, vajza e mençur u tërhoq në Krishterim dhe dëshiroi shumë martirizimin. Kjo e hidhëroi shumë dhe e inatosi egërsisht Edhesin. Dikur, duke vajtur në kopenë e të atit, u takua me qeveritarin, të cilit i bëri shumë përshtypje freskia e vajzës 15-vjeçare. E dëshiroi për grua, por ajo i zbuloi besimin e saj. E burgosën dhe ditën tjetër trimëresha nuk u flijoi idhujve, me gjithë komplimentet, kërcënimet dhe propozimin për martesë me të. E shtrinë përdhe dhe e rrahën me shkop, sa toka u skuq nga gjaku i saj. E varën dhe e shqyen, pastaj e futën përsëri në qeli. Atje e lanë pa ushqim e mjekim, kështu, ajo ish-e bukura, u kthye në një grumbull mishrash pa formë. Djalli, i shndërruar në një gjarpër të madh, bëri sikur e gëlltiti, por ajo e zhduku me lutje. Erdhi përsëri si arap dhe më vonë si qen, por ajo e eliminoi duke e goditur me një çekan që u gjend atje. Një herë tjetër e rrahu me kamxhik dhe menjëherë u shfaq një kryq shumë i ndritshëm dhe një pëllumb, i cili i paralajmëroi çmimin, ndërkohë iu shëruan plagët. Të çuditur, e varën përsëri, e dogjën me pishtarë dhe e zhytën në ujë që të mbytej – pagëzimi që ajo aspironte. Pëllumbi u paraqit me kurorë në gojë dhe u ul mbi kokën e së resë, që doli nga uji e liruar nga prangat. Atëherë u ndriçuan shumë njerëz, dhe për këtë u prenë kokën të gjithëve, si dhe më pas martires. Më përpara u lut dhe e kuptoi që i qëndronte afër Zoti. Lipsanin e saj e transferuan në Konstandinopojë, kurse më 1230 e rrëmbyen në Venecia gjatë kryqëzatave. Shenjtorja, që disa herë quhet Margarita, nderohet si mbrojtëse dhe shëruese e fëmijëve.