EmailFacebookKontakt

Dëshmia e Tre Hierarkëve për “ndryshimin e mirë”

Ndërmjet pikëpamjeve fetare dhe filozo- fike, të cilat ndikojnë mbi jetën e njerëzve, disa e pranojnë botën, disa përpiqen t’i shmangen, kurse disa të tjera kërkojnë ta transformojnë. Pikëpamjet e krishtera bëjnë pjesë në ato më dinamiket të grupit të fundit.

Natyrisht, brenda hapësirës së krishterë janë zhvilluar tendenca dhe forma të ndryshme spiritualiteti. Por, përcaktues për idealin ortho- dhoks mbeti ai vizion që trajton të tërën, që- ndrimi dhe dëshmia që përqafon të gjitha, tërë jetën, në të gjitha përmasat dhe kuptimin e saj. Këtë vizion të përgjithshëm e kanë përpunuar fuqishëm dhe në mënyrë origjinale Mësuesit Ekumenikë: Vasili i Madh (330?-379), Grigor Theologu (329-390), Joan Gojarti (354-407). Duke e jetuar me tërë qenien e tyre mesazhin biblik për përmbushjen e të gjithave më Krishtin, ata meditojnë, analizojnë dhe luftojnë për një ndryshim të përgjithshëm të gjërave njerëzore, me perspektivë idealin ungjillor. Ata përjetojnë dinamikën “e ndryshimit të mirë”, të transformi- mit të të gjithave që përuron Krishti në hapësi- rën e jashtme e të brendshme.

Në fjalimin e tij “Në të dielën e Re”, që u tha të dielën e parë pas Ngjalljes të vitit 383, Grigor Theologu ndërthur mjeshtërisht thirrjen për një përtëritje rrënjësore të të gjithave, e cila kryhet me Ngjalljen e Krishtit, dhe detyrën e pandër- prerë të të krishterit për një përpjekje përtëri- tëse. Mesazhi bazë i tij arrin kulmin me mohi- min” “Të vjetrat shkuan, ja tek u bënë të reja të gjitha… ndryshohu me ndryshimin e mirë”. Eshtë fjala për një “ndryshim” shumë të rëndë- sishëm dhe shumëdimensional, për një ndry- shim të thellë, të vazhdueshëm, i cili kryhet me ngjarjen paskale dhe ka rrjedhoja të drejtpër- drejta si në fushën personale, edhe në atë sho- qërore.

Sigurisht, nuk e injoroj faktin se ka shumë njerëz, të cilët nuk janë të një mendimi “me shpresën tonë” dhe nuk preken dhe aq nga një dëshmi e tillë. Pikëpamje të ndryshme filo- zofike kanë plasaritur unitetin e kuptimit të tra- ditës sonë, dhe teori të ndryshme kanë vënë në hije vizionin e Tre Hierarkëve. Mirëpo kjo nuk e mohon faktin që mesazhet e tyre për “ndryshimin e mirë” përbëjnë zemrën e trashë- gimisë së krishterë kulturore, filozofike dhe morale, nga e cila ndërgjegjja e popullit ortho- dhoks ka marrë frymëzim dhe fuqi në kthesa

kritike. Tradita e qëndrueshme paskale prej shekujsh po formon moralin e tij. Aksiomat e besimit dhe të jetës së krishterë përbëjnë shtre- sa bazë të subkoshiencës së Kombit; dhe ne që përqafojmë siguritë e të Tre Hierarkëve, jemi të detyruar t’ia transmetojmë ndërgjegjes së popullit.

* * *

Dëshmia e Tre Mësuesve Ekumenikë për ndryshimin e mirë kërkon kuptimin dinamik, pakrahasueshmërisht më të guximshëm dhe më madhështor se çdo vizion tjetër, të mundësive dhe perspektivave të njeriut. Vizion fetar është ai, mund të thotë dikush. Jo thjesht fetar! Edhe personal dhe shoqëror – kjo u duk, shpresoj- më, në fazat e ndryshme të trajtimit të temës. Veç kësaj, kontributi i fesë konsiston në thyerjen e guaskës izoluese të mendjes, duke fuqizuar vullnetin, duke u dhënë përpjekjeve perspekti- vë dhe shpresë, për kapërcimin e asaj që në pamje të parë duket e pamundur.

Vetë të Tre Hierarkët kanë qenë faktorë të një ndryshimi të thellë shoqëror dhe ripër- tëritës, me ide rrënjësisht reformuese, që edhe sot mbeten të guximshme dhe aktuale. Të çli- ruar nga kompromiset e kohëve, me mirëkup- tim të thellë ndaj së kaluarës dhe me vizion profetik ndaj së ardhmes, ata jetojnë në përje- tësi. Kanë harmonizuar veprimtarinë shoqërore me monakizmin krijues, “mjegullën hyjnore” të dogmës me kthjelltësinë e moralit, urtësinë e botës me tejkalimin e saj, me pranimin e Kryqit dhe me gëzimin e Pashkës. Ata lëvizën me

origjinalitet dhe dinamizëm. U munduan për shenjtërimin e tyre personal, duke mbetur në harmoni me mbarë njerëzimin dhe me mbarë natyrën njerëzore. Të gjitha i përfshinë brenda vetes, duke i mbështjellë me dritën e Ngjalljes.

Kështu, ata janë aktualë tek e këtushmja dhe e tanishmja, duke treguar qartë me men- djen e tyre të shëndetshme dhe jetën autentike, se njeriu ftohet për të lëvizur drejt metamor- fozës dhe ndryshimit rrënjësor; drejt transfor- mimit të krijesës. Me vetëdijen e thellë të unitetit të botës – me qëllimin final, hyjnizimin.

Nuk i takojnë së kaluarës Tre Hierarkët. Ata vazhdojnë të marrin pjesë në jetën e Kishës. Shprehin në mënyrë konstante mendimin e saj. Ata përbëjnë një realitet modern, në çdo kohë. Së bashku me të gjithë shenjtorët, ata formojnë një pjesë të gjallë të Kishës. Në jetën e mis- tershme dhe në kohën e liturgjisë, shenjtorët vazhdojnë të jetojnë dhe të veprojnë. Prania e tyre e mistershme, fryma e tyre, kontribuon pa pushim në një pastrim biologjik – nëse do të më lejohej krahasimi i guximshëm – të mbetu- rinave të dobësisë dhe mjerimit njerëzor, që grumbullojnë gabimet tona, mangësitë dhe moskorrektësia jonë.

Orthodhoksia e ka jetuar dhe e jeton këtë dëshmi për ripërtëritje dinamike dhe të vazh- dueshme. E jeton këtë rrugë drejt “ndryshimit të mirë” jo si një detyrim ligjor, plot rreptësi moralo-centrike, por si një të kremte, si një panair të një Eksodi të ndritshëm nga Egjipti “i rëndë dhe i errët” i jetës, me udhërrëfyes Krishtin e Kryqëzuar dhe të Ngjallur.

“Nëse mendon dhe vepron kështu”, do t’i thoshte edhe sot Grigor Theologu secilit prej nesh, Kishës sonë, tërë popullit, “për ty do të jenë ‘qielli i ri dhe toka e re’, si edhe të gjitha të tjerat që vetëkuptohen”. Pra, në rast se mendon dhe vepron kështu, dhe e kupton shkakun e këtyre gjërave, për hirin tënd do të bëhen të reja, qielli dhe toka, dhe të gjitha të tjerat.

Kjo dritë e Ngjalljes depërton në mendjen, në ndjesinë, në ndërgjegjen e Orthodhoksëve. Ky himn triumfal i Ngjalljes na e forcon vull- netin. Kjo teori e Ngjalljes i mbush ëndrrat dhe vizionet tona me pafundësinë e thirrjes sonë.

Fragment i marrë nga libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, iKryepiskopitAnastas, Tiranë, 2004.