EmailFacebookKontakt

“Dëshmi me vlera unikale për kulturën e gjithë rruzullit” – Parathënia e botimit

“Dëshmi me vlera unikale për kulturën
e gjithë rruzullit”

Parathënia e botimit

Prototipi i këtij dorëshkrimi të mrekullue- shëm të katër Ungjijve, që mbani në duart tuaja në këtë botim faksimile, u krijua në shekullin X, sipas të gjitha gjasave në ndonjë punishte të Konstandinopojës, dhe u përdor në jetën adhuruese të Mitropolisë orthodhokse të Korçës.

Përpara zbulimit të shtypshkronjës, tekstet biblike, të cilat kurdoherë kanë qenë element themelor i jetës adhuruese të orthodhoksëve, kishin formë dorëshkrimesh të punuara artistikisht – më herët në pergamenë, më pas në fletë letre. Gjithmonë janë konsideruar si objekte të shenjta. Veçanërisht dorëshkrimet e katër Ungjijve, të cilat vendoseshin në hiero- re, mbi Tryezën e Shenjtë, ku celebrohej Euka- ristia Hyjnore. Kur dorëshkrimet u zëvendë- suan nga librat e shtypur, të parat u vendosën në sakristi si objekte të shumëçmuara dhe të shenjta, me simbolikë të shumëfishtë.·

Gjatë përndjekjes së pamëshirshme ateiste, në gjysmën e dytë të shek. XX, e cila e shkatë- rroi Kishën Orthodhokse, shumë nga objektet e shenjta – veçanërisht kodikët e dorëshkruar dhe regjistrat kishtarë – fatmirësisht u ruajtën në Arkivin e Shtetit të Shqipërisë. Ato përbëjnë prova të pakundërshtueshme se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka qenë pjesë e

krijimtarisë së gjerë artistike të Bizantit dhe se ka ruajtur dëshmi me vlera unikale për kulturën e gjithë rruzullit.

Falënderime të përzemërta dhe përgëzime meritojnë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij botimi artistik: mbikëqyrësit shkencor z. Agamemnon Celikas, z. Andi Rëmbeci dhe z. Sokol Çunga, shtëpisë botuese “Militos”, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Shoqërisë Biblike të Shqipërisë. Botimi i këtij dorëshkrimi të rrallë, që përmban tekstin e Ungjillit të shkruar në formë kryqi, përbën një kontribut simbolik në festimin e 20-vjetorit të ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Thesaret kishtare nuk u prodhuan prej artistëve orthodhoksë për të zbukuruar shtëpi të pasurish apo vitrina ekspozite. Kanë një nënë që i lindi. Dhe kjo është Kisha Orthodhokse. U përdorën për jetën fetare dhe për të forcuar besën e të krishterëve. U shenjtëruan nëpër kisha, ku zinin vend kryesor, duke frymëzuar dhe mbështetur popullin orthodhoks në sprovat e tij. Pra, nukjanë vetëm dokumente historike me rëndësi të veçantë dhe krijimtari artistike, por janë, kryesisht, objekte të shenjta. Përfaqësojnë lëvizjen e njeriut drejt Hyjnores dhe na kujtojnë shpresën dhe forcën që u sollën atyre brezave të njerëzve të çdo niveli dhe

arsimi. Ky dorëshkrim i shkëlqyer jo vetëm përbën një dritare shpirtërore që na tregon krijimtarinë e së shkuarës, por njëkohësisht ofron dritë jetëbërëse në të tashmen – duke ringjallur shpresën për vazhdimin e krijimtarisë artistike dhe kulturore të Kishës sonë edhe në të ardhmen.

t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë