EmailFacebookKontakt

Dënojmë në mënyrë kategorike çdo formë dhune e terrori

Komunikatë shtypi

Me dhimbje shumë të thellë mësuam për aktin e shëmtuar terrorist që për herë të parë po ndodh në Shqipëri. Kisha Orthodhokse dënon në mënyrë kategorike çdo formë dhune e terrori, si të kundërta me vullnetin e Perëndisë. Ajo shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e atyre që humbën padrejtësisht jetën dhe do të bëjë ç’është e mundur që t’u gjendet pranë të plagosurve.

Të gjithë orthodhoksët së bashku me besimtarët e komuniteteve të tjera fetare, i luten nga thellësia e shpirtit Perëndisë që të hedhë sa më shpejt dritë mbi ngjarjen dhe të zbulohet se cilët janë ata që minojnë ecjen e vendit drejt stabilitetit dhe begatisë. Do të vazhdojmë me të gjitha forcat përpjekjet tona që në Shqipëri të forcohen më tej demokracia, liria dhe vëllazërimi.

Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
+ Anastasi