EmailFacebookKontakt

Dëmtimi dhe vjedhja e elementeve të artit në kishën e Shën Kollit, në fshatin Vanaj të rrethit të Fierit

D

uke gdhirë dita e martë e datës 11.12.2007 është shpërthyer dera e kishës së Shën Kollit në fshatin Vanaj të rrethit të Fierit dhe përveç vjedhjes së arkës së kishës, aty është vjedhur edhe dera krye- sore që hyn në ambientin kryesor të saj (naos). Kjo derë është një element artistik dhe dekorativ druri të gdhendur në të cilin ndodhej një mbishkrim që na jepte informacio- nin kryesor për datimin e kishës. Nuk është rasti i parë që nga kjo kishë vidhen në mënyre të vazh- dueshme elemente të dekoracionit artistik dhe si përfundim tanimë ikonostasi pothuajse nuk ekziston. Si në rastin e ditës së martë dhe herët e tjera është bërë denoncimi në organet përkatëse (policia e rrethit të Fierit), por gjithnjë heshtje dhe asnjëherë nuk është konkluduar me kapjen e keqbërësve.

Kjo kishë i përket një tipi bazili- kal mjaft të përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë shek. 18-19. Kisha u ndërtua në vitin 1777 dhe u pikturua më 1795 nga vëllezërit grabovarë Gjergji dhe Joani, të cilët kanë ushtruar një veprimtari të dendur në krahinën e Myzeqesë.

Naosi rrethohet nga ana veriore, jugore dhe perëndimore nga hajatet e mbyllura, nga të cilat pjesa perë- ndimore është shumë më e gjerë dhe luan edhe rolin e narteksit. Në hapësirën e tij është veçuar një kthi- në, ku mbahej vaska e pagëzimit, ndërsa në anën perëndimore lartë- sohet kulla e ulët prej druri e kamba- nores.

Elementet e de’koracionit të brendshëm janë piktura murale që veshin të gjitha sipërfaqet e mura- turës, ikonostasi dhe amvoni prej druri të gdhendur të një cilësie të lartë artistike dhe tavani prej druri i ngjyrosur.

Në këtë kishë janë bërë punime restauruese në vitet 1998-1999 të investuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë që arrijnë shifrën 7’200’000 lekë, megjithëse kjo kishë është një monument kul- ture i kategorisë së parë dhe në ba- zë të ligjit të trashëgimisë kulturore ajo mbrohet dhe restaurohet nga shteti.

Në përfundim kërkojmë nga Mi- nistria e Kulturës Rinisë dhe Spor- teve dhe ajo e Brendshme të bëjnë lëvizjet e nevojshme për gjetjen e

Dëmtimi dhe vjedhja e elementeve të
artit në kishën e Shën Kollit,
në fshatin Vanaj të rrethit të Fierit