EmailFacebookKontakt

Dekorohet Patriku Ekumenik

Lihtenshtein

Dekorohet Patriku Ekumenik

Patriku Ekumenik Vartholomeu I mori në dhjetor, “Çmimin e madh 2002” të Fondacionit Binding, për angazhimin e Tij në favor të mjedisit natyror. Çmimi iu dha gjatë një pritjeje madhështore dhe solemne, në të cilën Tërëshenjtëria e Tij mbajti një fjalim me temë: “Perëndia nuk krijoi vdekjen”.

Ky çmim shoqërohej edhe nga 50 mijë franga zviceriane, që Patriku ia dhuroi Bibliotekës së Qendrës Orthodhokse të Shambezisë, Zvicër.