EmailFacebookKontakt

Dekoratë Nderimi për Kryepiskopin e Shqipërisë nga Kisha e Anglisë

– Kryepiskopi Anastas, i ftuari kryesor
në Sinodin e Përgjithshëm të saj –

“Kryqi i Lambethit”, një dekoratë e ve- çantë për udhëheqës të huaj fetarë, iu akor- dua Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas nga dr. Rowan Williams, Kryepeshkop i Kan- terburit dhe anëtar i Dhomës së Lordëve.

Më 7 korrik 2011, gjatë darkës zyrtare në Selinë Kryepiskopale të qytetit të Jorkut të Anglisë, Kryepeshkopi i Kanterburit dr. Williams, duke folur me një mënyrë tepër lavdëruese, i akordoi Kryepiskopit Anastas dekoratën në fjalë, ndërsa Kryepiskopi Anastas gjatë fjalës së tij të falënderimit midis të tjerave tha: “Teksa ku- ndroj Kryqin e Lambethit, sjell në mendje vargjet e poetit nobelist T.S.Elliot: “Ku je, o urtësi që të humbëm brenda dijes? Dhe ku je, o dije që të humbëm brenda informimit?” Ka shumë informim në lidhje me Kryqin. Madje, akoma më

tepër, ka dije theologjike. Por ajo që kërkohet nga secili prej nesh është t’i përafrohemi dhe të familjarizohemi me “urtësinë e Kryqit”, urtësi që i referohet shpëtimit të gjinisë njerëzore dhe që mbështetet në mirënjohjen për mëshirën e pafund të Perëndisë, në dashurinë, në vetë- sakrifikimin dhe në kontributin e vazhdue- shëm”.

Përveç kësaj, ditën tjetër, gjatë fillimit të Sinodit të Përgjithshëm të Kishës Anglikane, Kryepeshkopi i Kanterburit, duke e ftuar Kryepiskopin Anastas të merrte fjalën në podium si folësi kryesor, e përfundoi përshëndetjen e tij me fjalët e mëposhtme: “Rigjallërimi i Kishës Orthodhokse në Shqipëri i detyrohet gjithçka një udhëheqësi, aftësitë shpirtërore dhe inte- lektuale të të cilit, fuqia e personalitetit të tij, përulësia dhe shenjtëria e tij, kanë qenë për shumë vetë një far në Evropën e epokës sonë. Kryepiskopi Anastas e nisi karrierën e tij në Afrikë, është grek nga origjina, një theolog që shkëlqeu në lëmin e misionarizmit. Ka dhënë mësim në institucione të ndryshme akademike, ndërkohë që arriti të vërë në përdorim këtë aftësi theologjike, në shkallën më sipërore, me qëllim rilindjen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë”.

Në vazhdim, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gji- thë Shqipërisë, Anastasi, përpara pesëqind anë- tarëve të Sinodit të Përgjithshëm, klerikë të të gjitha gradave dhe anëtarëve të shquar të shoqë- risë angleze, mbajti temën: “Transmetimi i Un- gjillit në botën moderne – Ngritja e një Kishe lokale”, e cila kishte si bosht kryesor eksperien- cën e tij nga ringritja e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Fjalimi i Kryepiskopit Anastas u mbyll me meditimet e mëposhtme: “Kur i referohemi transmetimit të Ungjillit, mendimi im shkon në

dy liqenet e Palestinës: në Detin e Galilesë dhe në Detin e Vdekur.

Të dy këta liqene kanë një karakteristikë të përbashkët dhe një ndryshim esencial. Të dy marrin ujë nga lumi Jordan. Liqeni i parë, i Galilesë, pranon ujin dhe e ofron që të vaditen zonat jugore. I dyti, Deti i Vdekur, pranon ujin, por e mban për veten e tij. Në liqenin e parë jeta gjallon brenda ujit dhe pranë brigjeve të tij. Në të dytin, nuk ka gjurmë jete. Dhe e dimë se Zoti ynë nuk kishte asnjë lidhje me Detin e Vdekur. Ai e nisi misionin e Tij publik dhe kreu shumë nga mrekullitë e Tij në Detin e Galilesë.

Ne të krishterët kemi privilegjin të marrim vazhdimisht ujin e gjallë të Jordanit shpirtëror. Pranojmë pa kursim të mira të bollshme shpir- tërore dhe materiale. Nëse i mbajmë vetëm për veten tonë, do t’i humbasim. Deti i Vdekur mbetet simboli i atij që pranon dhurata dhe që i ruan për veten e tij. Nëse i ndajmë me të tjerët, do të ngja- sojmë me jetën e gjallë të Detit të Galilesë. Kur dikush merr dhe e ndan atë çka merr, ky është sekreti për të pasur jetë. Më saktë Jetën!”.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës