Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Deklaratë unanime e Këshillit të Përgjithshëm dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
– … jemi të detyruar të ngremë botërisht zërin tonë të përgjegjshëm, për të bërë të njohura kufizimet e çuditshme të lirisë sonë fetare. –
– Një Kishë për të qënë vërtet Autoqefale i ka të domosdoshme pronat dhe manastiret e saj. –
– Shqetësim më vete për Komunitetin tonë përbën fushata e hapur dizinformuese kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e veçanërisht ndaj figurës së Kryepiskopit Anastas. –
– Ne nuk lypim, por veçse kërkojmë atë që na takon, si një komunitet 20 shekullor qindramijësh, i cili nuk është një pakicë që mund të izolohet, por është në vetë themelet dhe kulturën e kombit. –
(Lexoni në faqen 3)