DEKLARATË
Me hidhërim të veçantë marr pjesë në dhimbjen e thellë që ka
shkaktuar vrasja e Aristotel Gumës, në Himarë. Ngushëlloj me
gjithë shpirt familjen e tij dhe lutem që Perëndia të prehë në paqe
shpirtin e tij.
Veprime të tilla dhune të paargumentuar, të dënueshme pa
asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për
cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të
gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht
përpjekje. Dhe për më tepër janë rrezik për të ndezur përplasje
dhe urrejtje të reja.
Në këtë moment kritik prej çdokujt kërkohet përgjegjshmëri
dhe gjakftohtësi, shmangie të akteve të vetëgjyqësisë, investigim
për të vërtetën dhe imponim të drejtësisë. Për më tepër është e
domosdoshme që të intensifikohen përpjekjet që të sigurohen liritë
e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të drejtave të njeriut.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
t Anastasi
13.08.2010