Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan, shpreh shqetësimin e saj në lidhje me konsideratat dhe hapësirën mediatike që i kanë dhënë (jo vetëm një herë) të vetëquajturit prift Nikolla Xhufka nga Elbasani.
Duke marrë shkas nga reagimi i vetë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, na u desh të shikonim të regjistruar emisionet i jepej shumë hapësirë këtij personi nga Elbasani pa asnjë lloj arsimimi fetar, që hedh shashka antifetare, ndërkohë që Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, që prej më se 20 vjetësh, punon e kontribuon për harmoninë dhe bashkëpunimin ndërfetar, duke zhvilluar dhjetëra aktivitete në vit, ku përfshihen mijëra besimtarë e banorë të Elbasanit. Media kombëtare nuk i ka rezervuar kurrë kohë asaj, por i jep mjaft hapësirë këtij individi kontravers, që thjesht nxit gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale.
Vetë klerikët Orthodhoksë pranë qendrës sonë shprehen se “është një shfaqje kllouneske nga Elbasani e një personi me probleme me vetveten, Nikolla Xhufka, të cilit i shkrep të veshë rroba prifti orthodhoks, të përdhosë shërbesat e shenjta dhe e shpall bodrumin e shtëpisë “kishë paleokristiane”.
Në çdo rast normal, njerëzia do të qeshte me të dhe fëmijët do ta ndiqnin rrugës. Por nuk jemi vend ku normal. Shteti hesht. Edhe Komiteti i Kulteve! Heshtin të gjithë ata që orthodhoksët i duan për garniturë kur shpenzojnë fjalë e para për “Bashkëjetesën harmonike”, megjithëse ka një marrëveshje me shtetin, që teorikisht duhet të mbrojë besimin. Pas talljes shtetërore gati 30-vjeçare me anë të Nikolla Markut, përsëritet një karnaval antiorthodhoks, me një njeri që e quajnë “prift” vetëm se shan Kishën dhe u kënaq shpirtin kur thotë se besimet e tjera janë më të mira se ai i krishterë. Dhe në krye janë disa media dhe gazetarë injorantë -ose të paragjykuar, që as duan t’ia dinë për të vërtetën. Përsëritja e harmonisë fetare zhvlerësohet nga përdorimi ordiner i njerëzve të tillë, pa pasur asnjë reagim, madje duke u dhënë tërthorazi mbështetje. Cenimi i një komuniteti duhej të konceptohej si cenim i të gjithë besimit në vendin tonë. Por kjo nuk qëndruaka kur bëhet fjalë për Orthodhoksët. Mund të shahen, fyhen, përdhosen mes një heshtjeje shurdhuese.”
Kësisoj, si QBNFE e ndiejmë detyrë dhe përgjegjësi të këshillojmë drejtuesit dhe redaktorët e këtyre mediave që të jenë të kujdesshëm me komunitetet fetare apo çështje që lidhen drejtpërdrejt me religjionet dhe ku vetë gazetarët nuk kanë informacionet e duhura, madje as njohuritë mbi besimin dhe komunitetet fetare, për të mos dëmtuar marrëdhëniet dhe bashkëjetesën fetare.
Gjatë një prej takimeve të shumta mes komuniteteve fetare të Ebasanit, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar