EmailFacebookKontakt

Deklaratë e Presidiumit të Konferencës së Kishave Evropiane mbi lirinë fetare në Shqipëri

Konferenca e Kisha ve Evropiane (KKE) monitoron nga afër zbatimin e të drejtave të njeriut në gjithë Evropën, duke përfshirë dhe të drejtën e lirisë fetare. Në disa vende evropiane (Shqipëri, Serbi-Mali i Zi, Turqi, etj), çë- shtja e kthimit të pronave të ko- nfiskuara të kishave dhe rihapja e vendeve të adhurimit dhe edu- kimit fetar vazhdon të mbetet një shqetësim i madh.

Në lidhje me këtë Konferenca e Kishave Evropiane ndjek me kënaqësi dhe interes të madh raportet rreth rigjallërimit të jetës

fetare në Shqipëri që nga viti 1990 dhe vlerëson përpjekjet e autorite- teve shqiptare për të korrigjuar pa- drejtësinë historike si dhe rikthimin e lirisë fetare dhe të drejtat themelore për të gjitha komunitetet fetare.

Megjithatë, me shqetësim të madh Presidiumi i Konferencës së Kishave Evropiane, i mbledhur në Gjenevë më 14-17 dhjetor 2005, ka mësuar rreth disa incidenteve të veçanta vendore në Shqipëri; si për shembull, në Përmet, Lukovë, Libo- hovë dhe Kodër etj, ku kthimi i vendeve të adhurimit është penguar ose anulluar nga autoritetet vendore.

Konferenca e Kishave Evropiane kërkon që udhëheqjet e këtyre vendeve, përfshirë dhe autoritetet shqiptare, të mbështesin në mënyrë rigoroze të drejtat njerëzore e fetare dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e vendeve të adhurimit, të konsideruara si të shenjta nga besimtarët e ko- muniteteve, të cilat u konfiskuan gjatë periudhës së komunizmit.

Respekti ndaj lirisë fetare dhe të drejtave të njeriut përbën një etapë të demokracisë evropiane, ligjit ndërkombëtar dhe stabilitetit rajonal. Konferenca e Kishave Evropiane, së bashku me komunitetet kishtare ndërkombëtare, do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në këtë fushë.

19 dhjetor 2005

DEKLARATË
e Presidiumit të Konferencës së Kishave Evropiane mbi lirinë fetare në Shqipëri
Konferenca e Kisha ve Evro­
piane (KKE) monitoron nga afër
zbatimin e të drejtave të njeriut
në gjithë Evropën, duke përfshirë
dhe të drejtën e lirisë fetare. Në
disa vende evropiane (Shqipëri,
Serbi-Mali i Zi, Turqi, etj), çë-
shtja e kthimit të pronave të ko-
nfiskuara të kishave dhe rihapja
e vendeve të adhurimit dhe edu-
kimit fetar vazhdon të mbetet një
shqetësim i madh.
Në lidhje me këtë Konfere­
nca e Kishave Evropiane ndjek
me kënaqësi dhe interes të madh
raportet rreth rigjallërimit të jetës

fetare në Shqipëri që nga viti 1990
dhe vlerëson përpjekjet e autorite-
teve shqiptare për të korrigjuar pa-
drejtësinë historike si dhe rikthimin
e lirisë fetare dhe të drejtat theme­
lore për të gjitha komunitetet fetare.
Megjithatë, me shqetësim të
madh Presidiumi i Konferencës së
Kishave Evropiane, i mbledhur në
Gjenevë më 14-17 dhjetor 2005, ka
mësuar rreth disa incidenteve të
veçanta vendore në Shqipëri; si për
shembull, në Përmet, Lukovë, Libo-
hovë dhe Kodër etj, ku kthimi i ve­
ndeve të adhurimit është penguar
ose anulluar nga autoritetet vendore.

Konferenca e Kishave Evropia­
ne kërkon që udhëheqjet e këtyre
vendeve, përfshirë dhe autoritetet
shqiptare, të mbështesin në mënyrë
rigoroze të drejtat njerëzore e feta­
re dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet
për të bërë të mundur kthimin e ve­
ndeve të adhurimit, të konsideruara
si të shenjta nga besimtarët e ko-
muniteteve, të cilat u konfiskuan
gjatë periudhës së komunizmit.
Konferenca e Kishave Evropiane është një bashkësi prej rreth 125
Kishash Orthodhokse, Protestante, Anglikane dhe Kishave Katolike të
Vjetra nga të gjitha vendet e Evropës, si dhe 40 organizata të asociuara.
KKE u themelua më 1959. Zyrat i ka në Gjenevë, Bruksel e Strasburg.

Respekti ndaj lirisë fetare dhe
të drejtave të njeriut përbën një
etapë të demokracisë evropiane,
ligjit ndërkombëtar dhe stabilitetit
rajonal. Konferenca e Kishave
Evropiane, së bashku me komu ­
nitetet kishtare ndërkombëtare,
do të vazhdojë të monitorojë nga
afër zhvillimet në këtë fushë.
19 dhjetor 2005