Deklaratë e klerikëve orthodhoksë të Elbasanit
Shpifje
të ulëta
e dashakeqe
Duke marrë shkas nga një emision televiziv i ditëve të fundit, ku u shfaq qytetari NikollaMarku si “prift” i qytetit të Elbasanit, ne kle- rikët kanonikë dhe besimtarët e këtij qyteti deklarojmë se:
Nikolla Marku është vetëshpa- llur klerik në kundërshtim flagrant me të gjitha rregullat, Traditën dhe Kanonet e Kishës Orthodhokse. Ai nuk është dorëzuar prift nga asnjë Episkop i Kishës Orthodhokse Au- toqefale të Shqipërisë dhe as nga ndonjë Kishë tjetër Kanonike Or- thodhokse në botë dhe nuk njihet si i tillë prej tyre ose nga Kishat e tje- ra të krishtera.
Vetëshpallja e tij klerik dhe uzur- pimi i kishës së Shën Marisë në la- gjen Kala edhe sot e kësaj dite, është një fyerje e rëndë për ne, klerikët e besimtarët orthodhoksë të Elbasanit, si dhe të gjithë Shqipërisë. Kjo padrejtësi vazhdon ende me mbaj- tjen padrejtësisht të godinës dykatë- she pranë kësaj kishe, që u re- staurua me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Gjendja e mjeruar në të cilën ka katandisur Kisha e Kalasë, njëkohësisht monument kulture, nga pamundësia e realizimit të ndërhyrjeve restaurue- se aty, rrezikon edhe më tej vlerat saj që edhe kështu janë cenuar e dëmtuar rëndë. Për këto shkelje, kërkojmë ndërhyrjen e menjë- hershme të organeve kompetente shtetërore.
Nga ana tjetër, lidhur me shpifjet dhe trillimet e Nikolla Markut ndaj Kryepiskopit Anastas, si dhe ndaj klerikëve të Kishës Orthodhokse, iu përgjigjemi se ato janë sa të pa- vërteta aq edhe qesharake. Kontri- buti dhe vepra e Kryepiskopit në ringritjen nga themelet të Kishës Orthodhokse në Shqipëri është i pashoq në historinë e saj dhe ato
përbëjnë përgjigjen më të mirë ndaj akuzave dhe shpifjeve të ulëta e dashakeqe. Ne klerikët e Elbasanit, bij të këtij komuniteti dhe që i shërbejmë atij përditë, jemi të gjithë shqiptarë dhe në të gjitha kishat pa përjashtim meshohet vetëm shqip dhe në shërbesa pjesa më e madhe e teksteve liturgjike që përdoren janë përkthime të Imzot Thefoan Nolit. Pretendimet dhe mjegullnaja e dyshimeve të përhapura prej
Nikolla Markut e të tjerëve, janë lehtësisht të verifikueshme.
Nikolla Marku, kërkon të fshihet pas retorikës boshe dhe nacionali- ste, por i kujtojmë atij dhe atyre që e mbështesin, se ai nuk është aspak më shumë patriot dhe atdhetar sesa ne, klerikët që jemi vazhdimisht pranë besimtarëve dhe u shërbejmë atyre me përkushtim e dashuri. I vetmi ‘kontribut’ i Nikollës për ko- munitetin orthodhoks të Elbasanit
është nami dhe figura e keqe që ai përhap, duke u shtirur si klerik e duke vazhduar me uzurpimin dhe sakrilegjin e vendit të shenjtë dhe figurës së klerikut.
Ne, kleri dhe besimtarët ortho- dhoksë të Elbasanit. mbështesim Sinodin e Shenjtë dhe Kryebariun tonë, Imzot Anastasin.
Elbasan, 5 shkurt 2013