Duke marrë parasy sh bashkë- jetesën në paqe e të frytshme gjatë brezave të komuniteteve të feve tradicionale në Shqipëri;
Duke pasur ndër mend periudhën 50-vje- çare të vuajtjeve të përbashkëta, kur tradita jonë e besimit, vlerat dhe idetë mundën të mbij etonin falë përpjekjesh të mëdha në kushtet e mo- himit total të besimit dhe të institucioneve fetare;
Duke qenë të vetëdijshëm se – Lavdi Zotit – kemi lënë prapa periudhën e shtypjes dhe feja mundi të rilindë në Shqxpën me të gjitha format dhe praktikat e saj, duke rimarrë vendin që i takon në një shoqëri demokratike;
Por ndërkohë, duke qenë në dijeni se mos- marrëveshjet fetare në shumë vende të botës, madje edhe fare pranë nesh, janë të lidhura me konflikte etnike, sociale politike etj.
Ne, komunitetet e feve tradicionale në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Or- thodhokse Autoqefale e Shqipërisë rKisha Or- thodhokse), Kisha Ka- tolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmë nevojën e domosdosh- me për të treguar rrugët e së ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur të dalim me një deklaratë të përbashkët.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranojmë se komunitetet tona fetare janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t’i jetë besnik besimit të vet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se traditat tona fetare e shpir- tërore kanë shumë vlera të përbashkëta dhe se pikërisht këto vlera mund të shërbejnë si baza e vërtetë e respektit të ndërsjelltë, bashkëpuni- mit dhe bashkëjetesës në të gjithë Shqipërinë.
Ne, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian jemi krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. Ne deklarojmë se dinjiteti i qenies njerëzore dhe vlerat e tij janë dhuratë e Zotit. Besimet tona, secili në mënyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut për çdokënd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj çdonjërit ose shkelja e të drejtave themelore, për ne, nuk është vetëm kundër ligje- ve që ka bërë njeriu, por edhe thyerje e Ligjit të Zotit.
Si përfaqësues të komuniteteve fetare për- katëse, shprehim bindjen se pas ringritjes së
komuniteteve tona, kemi hyrë në një fazë të re sprovash, e cila na vë si detyrë forcimin dhe përsëritjen e përpjekjeve për të promovuar marrëdhëniet e mira që kemi pasur gjithmonë si edhe dialogun e bashkëpunimin mes nesh, për të rritur rolin e komuniteteve fetare në sho- qërinë tonë. Me këtë deklaratë angazhohemi për sa më poshtë:
Ne do të vazhdojmë t’u përkushtohemi lutjeve për të ushqyer tolerancën, bashkëjetësën
. dhe paqen si në komunitetet tona, ashtu edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu të vazhdojmë të promovojmë një at- mosferë paqësore brenda komuniteteve tona,
duke ua theksuar klerikëve tanë se predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare.
Do të vazhdojmë të edukojmë të tërë, që të mirëkuptojnë dhe respektojnë traditat tona të ndryshme fetare, në mënyrë që të parandaloj- më mosdijen dhe frikën, nxitjen e diskriminimit dhe dhunës. Për këtë qëllim duhet të kemi sigurinë se programet dhe tekstet shkollore trajtojnë çdo fe në mënyrë të barabartë e të hapur.
Do të vazhdojmë të jemi të hapur për ba- shkëpunim me organizata të tjera civile e sociale, për të realizuar veprimtari të përbashkëta, për të cilat jemi të gjithë të interesuar.
Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me anën e takimeve të ndërsjellta për ruajtjen dhe promo vimin e mirëkuptimit ndërfetar në Shqi- përi dhe në rajon.
Do të vazhdojmë të angazhohemi për gje- tjen e mjeteve për të siguruar ndihmesë për ata që vuajnë në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë.
Për më tepër ne, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian u bëjmë thirrje autoriteteve civile në nivel lokal dhe shtetëror:
Të mbrojnë lirinë e të gjithë përfaqësuesve të autorizuar ose udhëheqësve fetarë që të për- mbushin misionin e tyre;
Të mbrojnë komunitetet fetare tradicionale nga çdo person apo grup (brenda apo jashtë komunitetit), i cili kërkon të uzurpojë emrin, pronat, simbolet apo vulën e komuniteteve fetare. Në raste të tilla, mendojmë se është e do- mosdoshmendërhyrya energpke e shtetiUigjor, në favor të mbarëvajtjes së veprimtarisë të këtyre komuniteteve;
Të sigurojnë mbë- shtetje për zhvillimin e një shoqërie të fuqishme civile, duke përshtatur li- gje, rregulla financiare dhe politika të tjera, që do të sigurojnë kushtet e duhu- ra për zhvillimin e mëtej- më të komuniteteve fetare;
Të promovojnë dhe praktikojnë në vijueshmë- ri demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;
Të punojnë për rezo- lutën mbi statusin ligjor të komuniteteve fetare dhe për t’u kthyer atyre pronat që iu shtetëzuan apo kon- fiskuan në të shkuarën;
Të zhvillojnë në media praktika të tilla, të cilat
nuk përçajnë, nuk bëjnë thirrje për mosbesim dhe armiqësi ndërmjet njerëzve, por mund të kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri të shë- ndetshme demokratike. Në këtë kuadër ne i bëj- më gjithashtu thirrje medias të jetë e drejtë dhe e respektueshme në trajtimin e temave fetare.
Së fundmi, ne i bëjmë thirrje të gjithë sho- qërisë shqiptare, t’i rikthehet edhe një herë vle- rave të besimit, mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit njerëzor. Të sillen me të tjerët ashtu siç do të donin të silleshin të tjerët me ta!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
(Haxhi Selim Muça)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë
(Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit,
Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi)
Kisha Katolike
(Shenjtëria e Tij Mons. Rrok Mirdita)
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(Haxhi Dede Reshat Bardhi)
Duke marrë parasysh bashkë- jetesën në paqe e të frytshme gjatë
brezave të komuniteteve të feve tradicionale në Shqipëri;
Duke pasur ndër mend periudhën 50-vje- çare të vuajtjeve të përbashkëta, kur tradita jonë e besimit, vlerat dhe idetë mundën të mbij etonin falë përpjekjesh të mëdha në kushtet e mo- himit total të besimit dhe të institucioneve fetare;
Duke qenë të vetëdijshëm se – Lavdi Zotit – kemi lënë prapa periudhën e shtypjes dhe feja mundi të rilindë në Shqipëri me të gj itha format dhe praktikat e saj, duke rimarrë vendin që i takon në një shoqëri demokratike;
Por ndërkohë, duke qenë në dijeni se mos- marrëveshjet fetare në shumë vende të botës, madje edhe fare pranë nesh, janë të lidhura me konflikte etnike, sociale politike etj.
Ne, komunitetet e feve tradicionale në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë :Kisha Orthodhokse), Kisha Ka- tolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmë nevojën e domosdosh- me për të treguar rrugët e së ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur të dalim me një deklaratë të përbashkët.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranojmë se komunitetet tona fetare janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t’i jetë besnik besimit të vet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se traditat tona fetare e shpir- tërore kanë shumë vlera të përbashkëta dhe se pikërisht këto vlera mund të shërbejnë si baza e vërtetë e respektit të ndërsjelltë, bashkëpuni- mit dhe bashkëjetesës në të gjithë Shqipërinë.
Ne, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian jemi krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. Ne deklarojmë se dinjiteti i qenies njerëzore dhe vlerat e tij janë dhuratë e Zotit. Besimet tona, secili në mënyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut për çdokënd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj çdonjërit ose shkelja e të drejtave themelore, për ne, nuk është vetëm kundër ligje- ve që ka bërë njeriu, por edhe thyerje e Ligjit të Zotit.
Si përfaqësues të komuniteteve fetare për- katëse, shprehim bindjen se pas ringritjes së
komuniteteve tona, kemi hyrë në një fazë të re sprovash, e cila na vë si detyrë forcimin dhe përsëritjen e përpjekjeve për të promovuar marrëdhëniet e mira që kemi pasur gjithmonë si edhe dialogun e bashkëpunimin mes nesh, për të rritur rolin e komuniteteve fetare në sho- qërinë tonë. Me këtë deklaratë angazhohemi për sa më poshtë:
Ne do të vazhdojmë t’u përkushtohemi lutjeve për të ushqyer tolerancën, bashkëjetësën dhe paqen si në komunitetet tona, ashtu edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu të vazhdojmë të promovojmë një at- mosferë paqësore brenda komuniteteve tona,
duke ua theksuar klerikëve tanë se predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare.
Do të vazhdojmë të edukojmë të tërë, që të mirëkuptojnë dhe respektojnë traditat tona të ndryshme fetare, në mënyrë që të parandaloj- më mosdijen dhe frikën, nxitjen e diskriminimit dhe dhunës. Për këtë qëllim duhet të kemi sigurinë se programet dhe tekstet shkollore trajtojnë çdo fe në mënyrë të barabartë e të hapur.
Do të vazhdojmë të jemi të hapur për ba- shkëpunim me organizata të tjera civile e sociale, për të realizuar veprimtari të përbashkëta, për të cilat jemi të gjithë të interesuar.
Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me anën e takimeve të ndërsjellta për ruajtjen dhe promovimin e mirëkuptimit ndërfetar në Shqi- përi dhe në rajon.
Do të vazhdojmë të angazhohemi për gje- tjen e mjeteve për të siguruar ndihmesë për ata që vuajnë në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë.
Për më tepër ne, Komuniteti My- sliman, Kisha Orthodhokse, Kisha
Katolike dhe Komuniteti Bektashian u bëjmë thirrje autoriteteve civile në nivel lokal dhe shtetëror:
Të mbrojnë lirinë e të gjithë përfaqësuesve të autorizuar ose udhëheqësve fetarë që të për- mbushin misionin e tyre;
Të mbrojnë komunitetet fetare tradicionale nga çdo person apo grup (brenda apo jashtë komunitetit), i cili kërkon të uzurpojë emrin, pronat, simbolet apo vulën e komuniteteve fetare. Në raste të tilla, mendojmë se është e do- mosdoshme ndërhyrja energjike e shtetit ligjor, në favor të mbarëvajtjes së veprimtarisë të këtyre komuniteteve;
Të sigurojnë mbë- shtetje për zhvillimin e një shoqërie të fuqishme civile, duke përshtatur li- gje, rregulla financiare dhe politika të tjera, që do të sigurojnë kushtet e duhu- ra për zhvillimin e mëtej- më të komuniteteve fetare;
Të promovojnë dhe praktikojnë në vijueshmë- ri demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;
Të punojnë për rezo- lutën mbi statusin ligjor të komuniteteve fetare dhe për t’u kthyer atyre pronat që iu shtetëzuan apo kon- fiskuan në të shkuarën;
Të zhvillojnë në media praktika të tilla, të cilat
nuk përçajnë, nuk bëjnë thirrje për mosbesim dhe armiqësi ndërmjet njerëzve, por mund të kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri të shë- ndetshme demokratike. Në këtë kuadër ne i bëj- më gjithashtu thirrje medias të jetë e drejtë dhe e respektueshme në trajtimin e temave fetare.
Së fundmi, ne i bëjmë thirrje të gjithë sho- qërisë shqiptare, t’i rikthehet edhe një herë vle- rave të besimit, mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit njerëzor. Të sillen me të tjerët ashtu siç do të donin të silleshin të tjerët me ta!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
(Haxhi Selim Muça)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë
(Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit,
Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi)
Kisha Katolike
(Shenjtëria e Tij Mons. Rrok Mirdita)
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
(Haxhi Dede Reshat Bardhi)
DEKLARATË
e Angazhimeve Morale të Përbashkëta 18 mars 2005