Debat shkencor për Onufrin
NIKOLLA, BIRI ONUFRIT DHE JO I ONUFËR QIPRIOTIT
(vijon nga numri i kaluar)
Në artikullin e tij, z. Hasan Nallbani, ka gabuar në leximin e dy datimeve, në atë të “Dyerve të Bukura”, të ikonostasit të kishës “Shën Mari Vllaherna”, në kalanë e Beratit e shkruajtur(AFgA), d.m.th. vitin 1591 elexon 1569, si dhe mbishkrimin e kishës “Shën Kolli” pranë Vllahernës të shkruajtur po prej Qipriotit (AFg A), d.m.th 1591 e lexon pogabim 1609. Që të dy datimet 1569 dhe 1609 të pretenduara prej tij, sipas referimit të alfabetit të greqishtes së vjetër, duhet të ishin shkruar, e para (AF e q), ndërsa e dyta (A, X, q ).
Datimin e parë e ka çuar 22 vjet më përpara dhe të dytën 18 vjet më vonë, kur ato janë re- alizuar që të dyja në vitin 1591. Ky mbishkrim i tij e ka çuar atë në konsiderata dhe mendime të gabuara mbi ngjashmërinë stilistike ndërmjet tri ikonografëve.
Në kapitullin e parafundit autori shkruan: “Në pikturën murale të kishave të Shelcanit, të Valshit dhe në atë të Shën Todrit, në kalanë e Beratit, nuk gjejmë elemente ikonografike dhe dekorative që të na kujtojnë pikturën e Nikollës te “Konstandini dhe Helena” të pikturuar nga Qiprioti”.
Meqë jemi pranë këtyre konkluzioneve, do të mundohem të paraqes argumente që i kundër- shtojnë ato. Është e njëjta figurë e arkangjelit që ndodhet në krahun e majtë të Shën Marisë Platitera. Po të vëmë re me kujdes, kemi të njëj- tën paraqitje të figurës. Konstatojmë të njëjtën lëvizje apo plastikë të përkuljes së trupit. Koka e arkangjelit, e siluetuar brenda aureolës, është e njëjta, po kështu lëvizjet e krahëve të tyre si dhe të vendosjeve të flatrave njëra poshtë dhe tjetra e ngritur lart, e duke krijuar pranë aureo- lës një hapësirë të njëjtë, gjithashtu dhe dekori me pika që gjendet në veshjet e tyre.
Tani le të marrim rastin e dytë, Baldakinin, e realizuar nga Qiprioti për kishën “Konstandini dhe Helena” dhe atë të Nikollës, që reali- zoi për kishën “Shën Mari Vllaherna”. Që në pamje të parë kemi të bëjmë me një ndryshim në një paraqitje të një numri të madh shenj- torësh. Te ai i Qipriotit, dhjetë në një krah dhe dhjetë në krahun tjetër, dhe secili krah që fillon nga skena “Deissis”, ndodhet figura e arkangjelit, ndërsa tek Nikolla janë dhjetë gjithsej, pesë e nga pesë për çdo krah, gjë të cilën e shohim te baldakini i Onufrit, të realizuar për kishën e Evangjelizmoit në kalanë e Beratit. Tek Onufri dhe te Nikolla, shenjtorët janë të
radhitur njësoj, tipat afrohen më shumë me njëri-tjetrin, bile mbajtja e librave të shenjtë dhe pergamenëve është pothuajse e njëjtë, ndërsa tek Qiprioti është tjetër gjë. Për ta ilu- struar mund të paraqesim ndërtimin arki- tekturor në mënyrë skematike, ku janë paraqitur
f——>
Këto argumente që paraqitëm këtu, në- përmjet shembujve, tregojnë se Nikolla ka qenëpranë Onufrit, babait të tij dhe jo më kot ai shkruan në mbishkrimin e kishës së Vllahernës: “… unë Nikolla, bir i Onufrit,… ” jo i Onufër Qipriotit, por i mjeshtrit të madh Onufri.
< * dhe dekori lulëzor. Një ndryshim të madh me Qipriotin dhe ngjasim me Onufrin, për Nikollën e shohim në trajtimin apo zbukurimin e aureo- lave të shenjtorëve. Ikonat e Nikollës dhe të Onufrit kanë ngjashmëri të theksuar, ku loja e zbukurimit bëhet nëpërmjet pikave të realizuara me majën e një bulinoje metalike mbi shtresën e arit, ndërsa tek Qiprioti, aureolat janë të traj- tuura me pika shumë të imëta e të cekëta. Ndërsa te figurat kryesore, si Krishti dhe te Shën Maria, Joan Pagëzori, Shën Theologu etj., Qiprioti aplikon teknikën e stukotelievit, duke realizuar motive bimësh e degësh. Përsa i takon kaligrafisë së shkrimit te tre ikonografët, shohim përsëri elementë të ngjashëm që afrojnë Nikollën me Onufrin. Këtu kemi marrë në analizë gërmat E, O, F d, B. Duke filluar nga gërma E, shohim që Qiprioti ndryshon nga ajo e Onufrit dhe e Nikollës. Fundi i gërmave “E” është i harkuar, ndërsa tek Onufri dhe Nikolla përfundon me majë. Kjo ndodh gjithashtu te rasti i gërmave O, P, F, d dhe B, tek shkrimet e librave të shenjtë që mban në dorë Krishti, si dhe tek gërma e parë e fillimit të tekstit në këtë libër. Nikolla së bashku me Onufrin vendosin rreth e qark siluetit të gërmës “E” gjethe të vogla, ndërsa Qiprioti siluetin e lë të lirë. Po kështu, raste të ngjashme midis Nikollës dhe Onufrit, shohim edhe te mënyra e mbajtjes së librit të shenjtë nga Krishti, ku Qiprioti i ka vendosur në drejtim të kundërt me atë të Nikollës dhe të Onufrit. Një nga shembujt e fundit që do të paraqes, është modelimi dhe plastika në realizimin e portreteve te Krishti Pantokrator. Ato të Niko- llës e aq më tepër tek ato të Onufrit, i përkasin modeleve dramatike ku, nëpërmjet vizatimit të theksuar të tipareve dhe aksentimeve me dritën e fortë pranë bebëzave të syve provokojnë tension. Ndërsa te Qiprioti, karakterizohen nga tonet e ngrohta të okrave. Vizatimi linear i tipareve dhe i formave është më plastik te portretet e pikturuara prej tij. Ai fillon nga pikturimi mbi ngjyrën kafe të ngrohtë ndryshe nga Nikolla dhe Onufri, të cilët procedojnë në mënyrë të rregullt sipas kanuneve të stilit bizantin, ku vendet e dritave maksimale që burojnë nga poshtë syve në drejtim të mollëzave, duke e bërë në mënyrë tepër kaligrafike me anë të përdorimit të vijave të bardha e tepër të holla, dy e nga dy të barazlarguara nga njëra-tjetra. Qiprioti nuk e bën një gjë të tillë. Vendosja e dritave, si dhe modelimi me anë të toneve të së bardhës, është shumë i lirshëm në dhënien e volume ve dhe të forma ve, e cila afron apo ngja- son me portretet e realizuara nga piktorët e Rilindjes italiane. Këto argumente që paraqitëm këtu, nëpër- mjet shembujve, tregojnë se Nikolla ka qenë pranë Onufrit, babait të tij dhe jo më kot ai shkruan në mbishkrimin e kishës së Vllahernës: “... unë Nikolla, bir i Onufrit,...” jo i Onufër Qipriotit, por i mjeshtrit të madh Onufri. Mustafa Arapi, piktor, restaurator