Dashuria që ndryshon gjithë botën
– Nga At Luka Veroni –
Cila është fuqia më e madhe .
në botë? A është fuqia ushtarake
e Amerikës, me gjithë armatimin ।
e teknologjisë së përparuar? A I
mund ta ndryshojë një fuqi e tillë
me të vërtetë botën? Ndoshta
mund të ketë përkohësisht nën
kontroll shtete, por a mund ta
ndryshojë ligësinë e zemrës?
Kohët e fundit kam qenë në një
konferencë ndërkombëtare në
Angli me Kryepiskopin Anastas.
Tema e saj ishte: “Probleme të
zhvillimit dhe nevojave anekënd
botës”. Kjo konferencë mblodhi
së bashku udhëheqës të feve të
ndryshme, bashkë me presidentin
e Bankës Botërore, si dhe përfaqë-
sues nga Kombet e Bashkuara.
Këta udhëheqës diskutuan pro-
blemet tragjike të botës:
– 5 miliardë njerëz jetojnë në
botën nën zhvillim, prej të cilëve
3 miliardë jetojnë me më pak se
2$ për një ditë
– 2 miliardë njerëz nuk kanëfare
energji elektrike
– 70% e botës është analfabete
dhe vetëm 1 % ka arsim të lartë
– 52 milionë foshnja vriten çdo
vit në barkun e nënës së tyre
nëpërmjet abortit
– 60 milionë njerëz janë të
infektuar nga virusi HIV, dhe 20
milionë kanë vdekur nga SIDA, që
ka lënë 30 milionë jetimë
Këto statistika mund të na
bëjnë depresivë, pesimistë dhe
madje të pashpresë. Tundohemi të
mendojmë se këto probleme janë
shumë të mëdha dhe se asgjë, apo
askush, nuk mund t’i ndryshojë.
Po, pse ka kaq shumë vuajtje,
padrejtësi dhe varferi në botë? Se-
pse këto statistika reflektojnë ligë-
sinë në botë – ligësinë në zemrat
e njerëzve. Ata krijojnë situata të
padrejta, shfrytëzojnë të tjerët dhe
tregojnë indiferentizëm ndaj vuaj
tje ve të tyre.
Meqë këto statistika të trondisin
mendjen, shumë vetë kanë adop-
tuar mentalitetin e vjetër dhe për-
qendrohen vetëm tek vetvetja dhe
tek problemet e tyre. Ata krijojnë
një botë të vogël, në të cilën bëhen
qendra dhe gjithë të tjerët mbeten
jashtë. Ky qëndrim, i një indi-
vidualizmi egoist, është ideologjia
kryesore e botës moderne.
A ka ndonjë shpresë? A mund
të ketë ndonjë ndryshim të vërtetë,
apo ndonjë zgjidhje të këtij pro
blem!? A ka ndonjë fuqi që mund
të bëjë ndryshimin dhe ta shndë-
rrojë këtë botë në një vend më të
mirë?
Aleksandër Solzhenicini, me-
ndimtari dhe shkrimtari i madh rus,
hedh dritë tek rrënjët e problemit,
kur shkruan: “Vija që ndan të mirën
nga e keqja nuk kalon ndërmjet
shteteve, as ndërmjet klasave, as
ndërmjet grupimeve politike – por
pikërisht, ndërmjet çdo zemre
njerëzore – dhe ndërmjet të gjitha
zemrave njerëzore.”
Por, a mund të ndryshojë ligësia
brenda njeriut? Sigurisht që fuqia
më e madhe ushtarake në botë
mund të bëjë shumë pak për të
ndryshuar ligësinë në zemrat e
njerëzve. Duhet të ketë diçka më
të madhe! Eshtë:
Fuqia e dashurisë që u jep
shpresë të tjerëve!
Fuqia e dashurisë që fal edhe
të keqen tnë të madhe!
Fuqia e dashurisë që mund t’i
riformojë njerëzit!
A është me të vërtetë e mundur
një dashuri e tillë, apo mbetet
vetëm një ëndërr romantike?
Profeti i madh amerikan, Mar
tin Luther King, kishte vuajtur shu-
më nga e keqja. Shumë njerëz e
urrenin sepse ishte i zi dhe se fliste
për të shtypurit. Shtëpinë ia hodhën
në erë. Fëmijët ia kërcënuan. E
I burgosën. Miqtë ia vranë. Dhe
I shpeshherë edhe vetë jeta e tij
I kërcënohej. Por si përgjigje ndaj
| gjithë kësaj urrejtje dhe ligësie, ai
| përgjigjej duke thënë: “Urrejtja nuk
| mund t’i prijë udhën urrejtjes.
| Vetëm dashuria mundtabëjëkëtë.
Urrejtja shumëfishon urrejtjen dhe
dhuna shumëfishon dhunën në një
spirale zbritëse të shkatërrimit…
Dashuria është e vetmja forcë e aftë
për të shndërruar armikun në mik.”
Kjo dashuri hyjnore, që mund të
shndërrojë armiqtë në miq, është
fuqia më e madhe në botë sepse
mund të ndryshojë zemrat njerë-
zore. Mund të shërojë ndërgjegjen e
shtrembëruar dhe mund t’i kthejë
shpirtit bukurinë fillestare. Dashuria
është më e madhe se ligësia, sepse
mund të falë, shërojë dhe rinovojë!
Dashuria Hyjnore është fuqia
më e madhe e jetës – burim frymë-
zimi dhe ndryshimi i vazhdueshëm!
Janë të rinjtë, që, më shumë se
kushdo tjetër, kanë nevojë për një
vizion për të ardhmen. Çfarë rruge
do të marrin në jetë? Vallë do të
kenë një jetë egocentrike, një jetë
të përqendruar në përmbushjen e
kënaqësive dhe dëshirave, një jetë
ku “uni” t’i kontrollojë?
Apo do të jetë një jetë e udhë-
hequr nga dashuria hyjnore – një
dashuri që mendon më parë për
tjetrin? Një dashuri që mposht çdo
hidhërim, zemërim, zhgënjim,
negativizëm, urrejtje apo ligësi që
ekziston thellë në shpirt.
* * *
Kryepiskopi Anastas u tha stu-
| dentëve në Akademinë Teologjike
| në Durrës, disa javë më parë: “Të
| gjithë ne duhet t’i bëjmë pyetjen
। më të rëndësishme vetes sonë. Pse
। jemi këtu? Çfarë kërkon Perëndia
nga ne gjatë kësaj kohe të shkurtër
këtu në tokë?”
Përgjigjja është dashuri! Ne
thirremi të duhemi dhe të duam!
Të njohim dhe pranojmë identitetin
tonë si bijtë e dashur të Perëndisë
dhe ta ndajmë këtë dashuri me të
tjerët. Kjo dashuri hyjnore, e paku-
shtëzuar dhe e sakrificës hap një
burim të pashtershëm fuqie në
jetën tonë.
Thuhet një histori për një njeri
të shenjtë, që po thoshte lutjet e
mëngjesit nën një pemë, rrënjët e
së cilës qenë zbuluar në buzë të
lumit. Gjatë lutjeve, ai vuri re që
lumi po ngrihej dhe një akrep i
mbërthyer në rrënjët e pemës po
mbytej. Njeriu i shenjtë u var
poshtë dhe u përpoq të shpëtonte
akrepin. Por, sa herë që njeriu
përpiqej ta ndihmonte akrepin,
akrepi përpiqej ta pickonte. Një
kalimtar që po shikonte i thotë
– njeriut të shenjtë: “A nuk e di që
I ajo krijesë është akrep, dhe natyra
I e një akrepi është që të pickojë?”
I Njeriu i shenjtë i përgjigjet: “Kjo
I mund të jetë e vërtetë, por a nuk e
| di ti që unë jam i krishterë dhe që
| natyra e një femije të Perëndisë
| është që të dojë dhe të shpëtojë?
| Përse duhet ta ndryshoj natyrën
I time, vetëm se akrepi nuk e
I ndryshon natyrën e tij?”
Natyra jonë është të duam!
I Duhet të mos e harrojmë këtë dhe
I ta rizbulojmë këtë thirrje. Për
shembull, sa herë që takojmë dikë
që na do të keqen, duhet të pyesim
veten: “Përse duhet të lejojmë ndje-
njat dhe veprimet e tij të kontro-
‘ llojnë ndenjat dhe veprimet tona?”
Nëse ai dëshiron të jetë i zemë-
I ruar me ne, të flasë kundër nesh
I dhe të na urrejë, nuk duhet ta lejoj-
I më këtë gjë të ndryshoj ë ndjenjat
I tona! Nëse zemërohemi me dikë
I që është i zemëruar, zemërimi i tij
I do të rritet. Nëse urrejmë dikë që
| na urren, urrejtja e tij do të rritet.
| Por, nëse urrej tj es i përgj igj emi me
| paqe, nëse urrejtjes i përgigjemi me
| dashuri, nëse fyerjes i përgjigjemi
I me mëshirë, atëherë ka shpresë që
| armiku ynë të shndërrohet në mik.
(vijon në faqen 4)
Dashuria që ndryshon
gjithë botën
(vijon ngafaqja 3)
Kështu, do të fillojmë të kul-
tivojmë dashurinë hyjnore
të Perëndisë në zemrën
tonë.
Megjithatë, një dashuri e
tillë hyjnore nuk është e
lehtë për f u arritur. E vër-
teta është se është e vësh-
tirë f i duash ata që të urrej-
në, f i falësh ata që të lë-
ndojnë, apo të kesh mëshirë
për ata që ofendojnë.
Por Perëndia është i gat-
shëm për të na e dhënë këtë
dashuri, t’i mbushë zemrat
tona me dashurinë e Tij hyj
nore. Pikat tona të vogla të
aftësisë për të dashur vijnë
nga oqeani i dashurisë së
Perëndisë. Ne e fitojmë
aftësinë për të dashur në-
përmjet hirit që vjen nga
Krishti! Ai mund të na
ndihmojë të mposhtim ze-
mërimin, hidhërimin, urrej-
tjen dhe të keqen që ato të
mos kontrollojnë më jetën
tonë. Nëpërmjet dashurisë
hyjnore, ne do të gjejmë liri-
në të zbulojmë natyrën tonë
të vërtetë – identitetin tonë
si bij të dashur të Perëndisë.
Në janarin e vitit 1990,
filizofi i shquar rumun, Peter
Sutea, u intervistua për
revolucionin e kohëve të
fundit në vendin e tij. Kur e
pyetën se çfarë mendonte
për revolucionin, ai u
përgjigj: “Cilin revolucion?
Rënia e komunizmit nuk
është ndonjë revolucion i
madh. Vetëm një ishte
revolucioni në historinë e
njerëzimit – ardhja e
Perëndisë si njeri, mishërimi
i Dashurisë Hyjnore në Jisu
Krishtin!” Nëpërmjet këtij
revolucioni, dashuria ka
mposhtur urrejtjen, e mira
ka mposhtur të keqen, jeta
ka mposhtur vdekjen!
Fuqia më e madhe në
botë u shfaq si njeri. Në
Jisu Krishtin, kemi parë da-
shurinë e mishëruar. Në-
përmjet besimit në Krishtin,
secili dhe çdokush mund të
bëhet një krijesë e re – një
bir i dashur i Perëndisë dhe
që ftohet të dojë të tjerët.
Nëpërmjet kësaj dashurie
hyjnore fillon ndryshimi i
vërtetë – ndryshim, së pari
në jetën tonë, më pas në
mënyrën se si shohim botën
dhe më pas në vetë botën!
Fortlumturia e Tij
Anastasi ka përdorur një
thënie të fuqishme për të
përshkruar botën e sotme.
Ai thotë se “radioaktiviteti i
urrejtjes” ka helmuar botën.
Ne duhet ta mposhtim këtë
rrezatim radioaktiv të urrej
tjes me anë të dashurisë
hyjnore. Vetëm nëpërmjet
dashurisë mund të bëjmë të
ndriçojë drita në botën e
errët!
Po e mbyll me një tregim
që përshkruan mirë thelbin
e temës sonë: “Dashuria që
sjëll ndryshime – dashuria
që ndryshon botën.”
Një ditë, një njeri i shenj-
të pyeti dishepujt e tij: “Kur
e kuptoni se nata ka mbaru-
ar dhe se dita ka filluar?”
Njëri prej dishepujve tha:
“Kur shikon në largësi dhe
mund të dallosh pemën e fi-
kut nga palma”. Një tjetër
tha: “Kur shikon në largësi
dhe mund të dallosh një qen
nga një dele”. Dhe të tjerë
dhanë përgjigje të këtij lloji.
Por ati i shenjtë nuk pranoi
asnjë prej tyre. Përfundi-
misht, dishepujt e tij e pyetën:
“Kur e kuptojmë se nata ka
mbaruar dhe dita ka filluar?”
Dhe njeriu i shenjtë u për-
gjigj: “Kur shikojmë në largë-
si dhe nuk dallojmë armikun
tonë nga miku ynë – ne i shi-
kojmë të dy, çdonjërin prej
tyre me dashuri – atëherë ne
e dimë se nata ka mbaruar
dhe dita ka filluar”.
Kjo është fuqia që mund
të ndryshojë. Kjo është da
shuria që mund të ndry-
shojëbotën!