Per met ‘
Dashuria nuk mund të shuhet me artikuj mendjesh të sëmura…
Të grumbulluara sot në kishën tonë “Lindja e Perëndilindëses” për çështje shpirtërore, mes të tje- rash diskutuam edhe për fushatën e fundit të sulmeve nëpër disa ga- zeta kundër kreut të Kishës Ortho- dhokse dhe Kryebariut tonë, Fort- lumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Ata artikuj janë mbu- shur me shpifje, me trillime ngjar- jesh dhe shtrembërim të qëllim- shëm të fakteve, të shkruara me një gjuhë agresive që na kujton kohën e largët të komunizmit. U intere- suam dhe mësuam se artikull- shkruesi, at Foti Cici, që në këta artikuj shfaqet si një patriot i ku- lluar shqiptar, është një karrierist dhe asgjë më shumë. Është i më- suar me jetën parazite, mësoi 8 vite me radhë në Greqi, me bursë të shtetit grek. Edhe sot e kësaj dite jeton në mitropolinë greke të Toro-
ntos. I themi këto dy fakte të vogla për të kuptuar më thellë hipokri- zinë e tij, sepse na fton të mos duam Kryepiskopin tonë, vetëm për ar- sye se ai është grek. I themi zotë- risë në fjalë dhe mediave që pra- nojnë artikujt e tij, se dashuria e Kryepiskopit për të gjithë anëtarët e Kishës në Shqipëri, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, nuk mund të shuhet me artikuj mendjesh të sëmura dhe të shkrojtura me luksin e salloneve të Kanadasë. Kjo dashuri shprehet tashmë prej 15 vjetësh që Kryepiskopi ynë në kushte shumë të vështira, në situata të jashtëzakonshme, në vështirësi që vetëm ne që i kemi parë e për- jetuar mund t’i kujtojmë, na që- ndron afër dhe na mbështjell me ngrohtësi atërore. Sa herë kemi pasur pranë Kryepiskopin tonë, kur nga themelet ringrinim enoritë
tona në vitet 1992, kur kapërcyem atë kalvar të gjatë të viteve ’93- ’94, me përkushtimin e tij në vitin ’97 dhe ndihmat e tij për kosovarët më 1999 etj. Mori djemtë më të mirë nga krahinat tona dhe pasi i përgatiti, i hirotonisi priftërinj, që të na kryejnë mi steret dhe shër- besat e Kishës sonë të shenjtë. Ndërtoi në trevën e Përmetit mbi 10 kisha të reja. Rindërtoi dyfishin e tyre dhe në veçanti monumentet e ndryshme historike të besimit to- në. Djemtë dhe vajzat tona ndjekin kopshtin dhe mësimet në grupet e katekizmit. Edhe njëherë dënojmë këto artikuj dhe mendime. Kup- tojmë fjalët fare mirë, se pas nis- mës së botimit të tyre fshihen që- llime të errëta, mes të cilave edhe të na shkaktojnë përçarje me vë- llezërit tanë grekë dhe të acarojnë marrëdhëniet me fqinjin tonë, Greqinë. Në e dimë më mirë se
kushdo se cila është e mira për mbarëvajtjen e Kishës sonë Or- thodhokse dhe në mënyrë të veça- ntë nuk mund të presim nga njerëz që fare lehtë mund t’i karakteri- zojnë dezertorë. Ata që në ditët e vështira iu shmangën përgjegjë- sive dhe shpresojnë, si gjithë para- zitët, që një ditë të vijnë dhe spe- kullojnë me gjithë këtë vepër ko- losale të realizuar nga Kryepiskopi Anastas dhe bashkëpunë- torët e tij. Larg duart nga Kisha Orthodhokse! Këtë thirrje u drej- tojmë gjithë qarqeve që nuk e sho- hin me sy të mirë përparimin e pai- magjinueshëm të Kishës sonë në një frymë të plotë mirëkuptimi dhe uniteti.
Gratë orthodhokse,
Përmet.
– Botuar në gazetën “PANORAMA”, dt. 16 shkurt 2005 –