“A ishe atje kur e kryqëzuan Zotin tim?”, – nis me këto fjalë një himn i mrekullueshëm i zezakëve të Amerikës, që në ditët tona këndohet në tërë botën. Dhe vazhdon: “Ah, sa vuaj dhe kam ffikë…”.
Kryqi i Zotit është qendra e mendimit dhe e adhurimit të të gjithë të krishterëve të botës çdo ditë, veçanërisht gjatë Javës së Shenjtë. Në përgjithësi Kryqi mbizotëron në kishat dhe në shtëpitë tona. Por ka raste, për fat të keq, meqë jemi mësuar me atë, arrijmë deri aty sa ta shikojmë si një zbukurim të thjeshtë. Prandaj është e nevojshme që të shkojmë shpirtërisht atje ku e kryqëzuan Zotin tonë dhe të kundroj- më me përgjëratë këtë sakrificë tronditëse.
II Tregim
1 rënduar nga barra e rëndë e Kryqit, Zoti ecën drejt vendit të martirizimit. Ai ecën ngadalë me vështirësi, duke ndjerë një dhimbje të madhe. Sytë e Tij, të prerë nga mundimi dhe qëndrimi zgjuar, ishin futur brenda zgavrave. Sa shumë gjëra që kishin parë ata kohët e fundit! Çfarë valësh mosmirënjohjeje dhe urrejtjeje kishin përballuar! Panë Judën ta tradhtojë në errësirën e natës, panë Petron e përkushtuar, që i dha siguri se kishte për ta ndjekur deri në vdekje, të betohet para një shërbëtoreje se as nuk e njihte Atë. Panë nxënësit e tjerë të shpërndahen në cepat e Jerusalemit dhe pastaj çfarë vuajtje! Qëndruan në pretorium përballë popullit të Jerusalemit, për të cilin kishin qarë me dashuri dhe e panë të fryhet si një det i dallgëzuar, të ngrejë grushtet e të thërrasë me tërë forcën e tij me ashpërsi: “Kryqëzoje, kryqëzoje Atë!”. Çfarë mosmirënjohjeje dhe çfarë zemërashpërsie, çfarë manie vunë re ata sy gjatë çasteve të fundit kur ndodhej këtu në tokë dhe çfarë panë gjatë rrugëtimit të tij për në Golgotha!
Zoti i shikon me dhimbje njerëzit që ndodhen përreth Tij, të cilët e tallën dhe e fyen duke e shoqëruar drejt Kryqit, njësoj sikur t’u thotë: “Populli im, çfarë të kam bërë që ma shpërblen kështu”. Buzët e Tij nuk u hapën për asnjë ankim. Janë të shtrënguara nga përpjekja që bën për të ecur përpara. Druri i rëndë i
rrëshqet nga shpatullat herë pas here dhe e rrëzon përtokë. Ngjitet me ngadalë drejt së përpjetës. Rrahja e tmerrshme me kamxhik që i bënë një natë më parë, ka lënë shenjat e saj të frikshme mbi trupin e Tij. Durimi i Jisuit arrin kulmin. Rrobat i ngjiten në trup, e ndërsa druri i Kryqit i futet thellë në mish, teksa rrëshqet, dhimbjet e shkaktuara nga plagët bëhen akoma edhe më të padurueshme. Në një çast Jisui ecën i dërrmuar dhe pas disa hapash plandoset përtokë, duke qëndruar i palëvizur në peshën e rëndë të drurit.
Ushtarët romakë e shikojnë se nuk mund të vazhdohet më në atë gjendje. Prandaj marrin angari një fshatar që kalonte andej rastësisht, Simon Kirineun, për ta mbajtur Kryqin deri në vendin e ekzekutimit. Vajtime dhe të qara dëgjohen nga turmat, që e shoqërojnë Jisuin në rrugëtimin e Tij martirik. Zoti i zhytur në gjak dhe pluhur, mendon me dhimbje ditët e vështira që do të vijnë për mbarë popullin dhe duke mos i kushtuar vëmendje martirizimit të Tij, u thotë me dhimbje grave që vajtojnë: “Bija të (vijon në faqen 8)
DASHURIA E TË KRYQËZUARIT
(vijon nga faqja 7)
Jerusalemit, mos qani për mua, më shumë qani për veten dhe për bijtë tuaj” (Llk. 23:28).
Më në fund arrijnë në majë të Golgo- thasë. Pa e zgjatur shumë, centurioni jep ur- dhrin. Xhelatët afrohen. Me lëvizje të shpejta, i heqin rrobën e Tij, veshjen që është ngjitur pas plagëve. Gjak tjetër derdhet, dhimbje dhe vuajtje të tjera për Jisuin. Xhelati papritur i kap njërën dorë dhe e shtrin, pastaj e mban fort të shtrënguar pas drurit. Një ndihmës i tij i jep një çekan të gjatë me majë. E mban fort në mes të pëllëmbës, e ngre çekanin e tij të rëndë. Pas pak dëgjohet një goditje e thatë. Gozhda çan mishin. Prishjet në fytyrë tregojnë për dhimbjen e fortë që Ai provon në këto çaste. Pas pak ajo torturë e tmerrshme ka mbaruar. Këmbët e Shpëtimtarit, që përshkuan mbarë Palestinën, duke sjellë kudo mesazhin e dashurisë, duart e Tij, që u hapën sytë të verbërve, që ngritën në këmbë të paralizuar, që u dhanë bukë turmave, tani janë të mbuluara nga gjaku.
Disa ushtarë të fuqishëm ngrenë Kryqin me trupin e gjakosur të Shpëtimtarit dhe e vendosin mbi tokë. Dhimbja e Zotit shtohet. I tërë trupi varet në katër gozhdë, në katër plagë. Të gjithë muskujtjanë tendosur në mënyrë të frikshme, gjoksi është fryrë, zemra rreh me vështirësi, me zor merr frymë, çdo rrahje zemre është një valë e re dhimbjeje. Fytyra e tij skuqet, nxihet, koka e tij goditet si me vare nga një pështjellim i rëndë, temperatura e trupit rritet. Një djersë e ftohtë e përzier me gjak e lan të tërin…
Zoti vështron kryqëzuesit e Tij me dhimbje të thellë. Nuk ankohet, nuk rënkon, ka dhembshuri për ta, i justifikon. Ah, po ta dinin se çfarë bënin në ato çaste! Por nuk e dinë. “Atë, fali ata se nuk e dinë se çfarë bëjnë” (Llk. 23:34), – thoshte Jisui. Nën Kryq që- ndrojnë të bashkuar grusht armiqtë e Tij duke e parë me tallje. “Edhe ata që shkonin pranë, e shanin Atë duke tundur kryet e duke thënë: “Ti që prish tempullin në tri ditë dhe e ndërton, shpëto veten tënde. Nëse je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi” (Matth. 27:39-40).
Të parët e popullit u dehën nga një gëzim i egër teksa dëgjuan thirrjet e turmës që kënaqet nga pamja e gjakut. Sytë e tyre shkëlqenin nga kënaqësia e urrejtjes. Fytyrat e tyre të egra për- shkohen nga ngërdheshje sarkazme jo të natyr- shme. “Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë veten e tij; nëse është ky Krishti, i zgjedhuri i Perëndi- së!” (Llk. 23:35). Tallja u përsërit nga disa ushta- rë që i ofruan uthull për të pirë: “Nëse je ti mbre- ti i Judenjve, shpëto veten tënde” (vargu 37).
Zoti nuk u përgjigjet talljeve, nuk mërmërit, nuk mallkon. Zemra e Tij rreh me vështirësi për shkak të martirizimit. Blasfemi të egra dhe të ashpra dëgjohen nga kryqi tjetër aty pranë: “Nëse ti je Krishti, shpëto veten dhe ne” (vargu 39), i thërret keqbërësi që ndodhet i mbërthyer pranë tij. Zoti përsëri nuk jep përgjigje. Pa- drejtësia është aq shumë provokuese, saqë kusari tjetër proteston: “As nga Perëndia nuk ke frikë ti që je në një dënim me të? Dhe ne me të drejtë jemi dënuar; sepse morëm shpagim siç na takon për sa punuam; po ky asnjë të
keqe nuk bëri. Dhe i thoshte Jisuit: “Kujtomë, o Zot, kur të vish në mbretërinë tënde” (vargu 40-42). Zoti pa një dhembshuri të pafundme dhe e zgjidhi heshtjen e tij, për ta përqafuar me dashuri- në e Tij: “Me të vërtetë po të them, sot do të jesh bashkë me mua në parajsë” (Llk. 23-43).
Në çdo çast që ka- lon, martirizimi bëhet më i frikshëm. Fytyra e Tij tre- gon dhimbjet e padurue- shme. Nëna e Tij e Tërë- shenjtë, Joani i përkushtuar dhe gratë e tjera që ndoqën Jisuin, e shikojnë me dhi- mbje dhe vajtojnë, qajnë me hidhërim. Shikimi i dërr- muar i Jisuit, por i mbushur me shumë dhembshuri, bie sipër tyre dhe thotë: “Grua, ja yt bir. Pastaj i thotë nxë- nësit: Jajot ëmë” (Jn. 19:26-
). Në çastin që ndodhet në agoninë e Tij të fundit harron përsëri veten e Tij, për të ngushëlluar dhe për të rregulluar personat e dashur për Atë. Ah kjo dashuri e Zotit, kjo dashuri e pakonceptueshme, e pafund dhe e pagjurmësuareTij! Madjeedhenëçastinkur dëgjon zërat dhe sarkazmat e Hadhit, ajo lartësohet e fortë deri në qiell. Edhe në çastin kur po e braktisin fuqitë trupore, hap përqafimin e Tij për të shtrënguar me dhembshuri të tijtë, por edhe ish-keqbërësin me anë të dhembshuri- së së Tij hyjnore.
“U krye”-, do të thërrasë pas pak me flymen e fundit që i kishte mbetur. Veprën që mori përsipër për ta kryer, pra shpëtimin e gjinisë njerëzore, mundjen e urrejtjes e të vdekjes dhe shfaqjen e dashurisë së Perëndisë, e vulosi në mënyrë përfundimtare me Kryqin e Tij. (Pak sekonda heshtje.)
Marrë nga libri “Udhëtim shpirtëror”
i Kryepiskopit Anastas