DASHURIA DHE E VERTETA JANE ME TE FORTA
SE URREJTJA DHE SHPIFJET
Si qytetarë dhe anëtarë të ko-
munitetit orthodhoks shqiptar ndi-
hemi të fyer dhe të dhunuar hga
vala e shpifjeve të egra dhe urrejtja
e verbër të cilat, nën formën e ma-
shtrimit publik, drejtohen jo vetëm
kundër një kleriku të nderuar si At
Efremi, por synojnë të denigrojnë
në mënyrë djallëzore Kishën Or
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë .
Me indinjatë të thellë dënojmë
shkeljenetëgjitha normave të eti-
kës morale dhe qytetare të një sho-
qërie demokratike nga disa pse-
udogazetarë, të cilët, duke përdo-
rur në menyrën më të keqe dhe të
papërgjegjshme lirinë e shtypit dhe
seriozitetin e tij, synojnë të helmo-
jnë, pa kurfarë faktesh dhe të vër-
tetash opinionin publik. Në këtë
mënyrë, autorët e kësaj fushate
shpifjesh e radhitin veten anëtare
të celulave mes kulteve dhe grupe-
ve tradicionalisht më ekstremiste të
shoqërisë shqiptare. Pikërisht ata,
të cilët nuk mund të pranojnë pa-
qen e dashurinë sociale, tolerancën
dhe respektin ndërfetar, ata që nuk
mund të pranojnë integrimin e Shqi-
përisë mes shteteve të tjera ballka-
nike e evropiane dhe standardet e
vlerave që sjellin këto zhvillime.
Thënë më shqip, kur shpifja
merr përmasa dhe forma të tilla,
quhet terror psikologjik dhe është
një shfaqje e rrezikshme e terrori-
zmit bashkëkohor, kundër të cilit
gjithë shoqëritë e përparuara ka-
në shpallur njëzëri luftë të hapur. Ne
edenoncojmëdheedënojmë këtë
dhe i bëjmë thirrje opinionit publik
të distancohet dhe mos bjerë pre
e spekulantëve të radhës….
Pasi kemi provuar tashmë fru-
tet e hidhura të kësaj epoke të errët
të historisë dhe plagët e thella e të
rënda, që ajo dhe izolimi ateist i
shkaktuan popullit shqiptar, si:
varfëria ekstreme, prapambetja
teknologjike shkencore, deformi-
met sociale e shpirtërore, është ça-
sti t’i themi ndal me forcë tenta-
tivave pseudopatriotike që synojnë
të na kthejnë në obskurantizëm
ideologjik e të mbajnë shpirtin tonë
të lidhur me ferrin dantesk.
E vërteta është elementi bazë
i drejtesisë sociale, që është kusht
vendimtar për anëtarësimin e sho-
qërisë shqiptare në familjen e ma-
dhe të shoqërive demokratike evro
piane. Paqja sociale, respektimi i
institucioneve shpirtërore dhe vle
rave të besimit janë kolona qendro-
re ku mbështeten këto shoqëri.
Besimi i krishterë dhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë janë institucione historike
dhe vlera të çmuara të shoqërisë
shqiptare. Ato i përkasin traditës
mijëravjeçare dhe e radhisin, për
fatin tonë të mirë, popullin shqiptar
përkrah vëllazërisë së popujve të
tjerë me tradita të shquara kristia-
ne në Evropë. Si të tilla, janë fakto-
rë historikë, që tregojnë se Shqi-
përia ështe Evropë, sepse ajo ka
qenë e tillë dhe s’ka si të jetë ndry-
she në të ardhmen…
Shqipëria nuk mund të jetë
“tokë e askujt” : Ajo për aspiratën
mbarëpopullore dhe për të
ardhmen e saj, ka shprehur fuqi-
shëm orientimin e saj proevropian.
Modeli i ringritjes së Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë që nga shkatërrimi total, i
shoqëruar me ringjalljen e saj shpi-
rtërore dhe kultivimin e shpresës
dhe besimit në të ardhmen, është
njënga treguesit në të sukseshëm
të erës demokratike në Shqipëri
dherajon. Kyrealitetështëi lidhur,
padyshim, me rolin dhe figurën e
Fortlumturisë së Tij, Prof Dr.
Anastasit si Kryepiskop i saj. Ai
vuri në dispozion të saj gjithë arse
nalin dhe potencialin e shkencëtarit
dhe filologut, eksperiencën dhe re-
putacionin eTij.Mes vështirësive
të panumërta të tranzicionit shqi
ptar, Kryepiskopi Anastas tregoi
në fushën e betejës vlerat e strate-
gut me vizion të qartë dhe udhëhe-
qësit shpirtëror të ndriçuar dhe,
pa ndalur në asnjë çast, ndërtoi e
fuqizoi dita-ditës Kishën Ortho-
dhokse, duke e zgjeruar dhe mo-
dernizuar atë, duke e integruar
mjeshtërisht kontributin e saj
përkrah nevojave me urgjente të
shoqerisë si: edukimin shpirtëror
të rinisë, ndihmat humanitare, kuj-
desi social dhe asistencën shende-
tësore. Për të vazhduar më pas
me arsimin, kulturën dhe mbrojtjen
e mjedisit. Sot, kisha jonë është
anëtare e respektuar e Këshillit
Botëror të Kishave dhe e Konfe-
rencës Evropiane të Kishave, ku
përfaqësohet në foiumet drejtuese
të tyre. Në të gjitha aktivitetet
ndërbotërore të liderave fetarë
është prezent edhe zëri i Kishës
shqiptare e përfaqësuar nga
Kryepiskopi Anastas.
…Faktet janë tregues të
përmasave të autoritetit që ka sot
kjo kishë, të cilatjanë të respektu-
ara e vlerësuara nga opionioni
mbarëshqiptar dhe klasa e tij po-
litike, nga organizma dhe perso-
nalitete ndërkombëtare, nga kisha
simotra dhe liderë fetarë.
Të jesh mirënjohës e ta shpre-
hësh atë është nder dhe kulturë,
është vlerë integruese dhe përfa-
qësuese për një shoqëri. Falënde-
rimi dhe lutja janë fjalë të lumura.
Epitetet e përcaktimet që shpesh
i përdorim, duhet t’i kemi jo vetëm
të hidhura, por së pari të ëmbla,
për ata që na ndihmojnë, që pu-
nojnë dhe që janë me ne dhe mes
nesh, në ditë të mira e të vështira.
(Vijon nëfaqen 8)
DASHURIA DHE E VERTETA JANE ME TE FORTA
SE URREJTJA DHE SHPIFJET
(Vijon ngafaqja 5)
…Nëse persona të veçantë, të
cilët nuk i përkasin komunitetit or-
thodhoks, por dikujt tjetër, tentojnë
të paragjykojnë, të japin mësime e
përcaktojnë qëndrimet e Kishës
Orthodhokse për zhvillimet e saj,
kjo ka vetëm një kuptim: Ndërhyrje
dashakeqe dhe provokative në pu-
nët e brendshme…
Theksojmë se, në ndonjë rast
persona të tillë e kanë të përsëritur
tentativën dhe u përkasin ambien-
teve të aferta me politikën zyrtare.
Askush që përfaqeson komunitetin
orthodhoks, nuk ka anatemuar as
numëruar misionarët e komunite-
teve të tjera, qofshin këta qindra apo
mijëra, porka vlerësuardhe vlerë-
son punën e tyre të respektuar dhe
sakrificën që kanë bërë duke u
ndodhur në Shqipëri.
Pasurinë e vlerave, të krijuara
në shoqërinë e brishtë demokra
tike shqiptare, duhet ta ruajmë e
zhvillojmë me çdo kusht.
Drejt Evropës mund të shkojmë
vetëm duke respektuar dhe stimu-
luar ato institucione, të cilat na
bashkojnë dhe, në të njëtën kohë
duke hedhur pas ato që na lanë të
ndarë në shekuj.
Mjaft më me urrejtje! Le t’u lë
më brezave si trashëgimi
PAQEN, DREJTESINE DHE
DASHURINE, mëtëMADHENe
pasurive.
Me respekt për lexuesin dhe
gazetën.
Prof Dr. Pirro Thomo
Adrian Taska
Tiranë, 25.11.02
(Botuar në“Koha Jonë’’, e shtunë, datë
30.11.2002)