Dashuri që mposht çdo shpifje
Në mes të këtyre ditëve,
kur çdo njeri i ka kthyer sy-
të, zemrën e mendjen tek
aktualiteti i dhimbshëm dhe
tragjik i refugjatëve, kur
dashuria e sinqeriteti janë
vënë përballë sprovës më
akute e vendimtare, ndodh
që në ndonjë gazetë a revis-
të, shikon një cinizëm e keq-
dashje për veprën e Kishës
Orthodhokse e Kryepisko-
pin Anastas, tëkamufluara
e të maskuara mbi dhimb
jen e fatkeqësinë.
Eshtë me të vërtetë për
të ardhur keq, kur lexon në
revistën “Spektër”, nga një
gazetar që nuk e di çfarë
kontributi jep Orthodhoksia
në hapësirën kombëtare, të
përgojohet në mënyrë të
paprinciptë qëndrimi i një
kryehierarku me vizion të
gjerë, për të cilin vetë koha
e Perëndia (të vetmit të cilit
i shërben), ia kanë treguar
vlerat, duke e lartësuar pas
çdo “kryqi” që padrejtësisht
kërkojnë t’ia varin.
Si studentë ne habitemi
dhe indinjohemi, kur
shohim këto shkrime dhe
mendojmë: Si mundet që një
gazetar, pa njohur besimin
Orthodhoks apo veprimtarinë
e një Kishe, pa qënë afër një
hierarku dhe pa u informuar,
të flasë në një mënyrë të tillë
armiqësore, të arrijë të luajë
me një Kishë, duke përdorur
si lojtarë një pseudoklerik. Por,
më e keqja është se përdor si
arenë, dhimbjen e vëllezërve
kosovarë.
Nuk presim dhe as duam
lëvdata dhe falenderime nga
këta lloj njerëzish, sepse atë që
po bën Kisha jonë gjatë kësaj
periudhe, për t’u ardhur në
ndihmë shqiptarëve të ikur
nga Kosova, e di çdo njeri i si-
nqertë. Ato nuk kanë nevojë të
trumbetohen, sepse vetë aktet
e dashurisë dhe përkushtimi i
Kryepiskopit janë tabelat më
reklamuese të lavdisë që
akumulohet në Qiell.
Por, mbi të gjitha duam të
kujtojmë diçka që rrjedh fuqi-
shëm nga tradita e krishterë.
Të jesh i krishterë do të thotë
të jesh patriot më shumë se
sa nacionalisti më ekstrem,
sepse ecën në bazë të ligjit të
dashurisë universale. Dhe
Kryepiskopi ynë e ka provuar
tashmë, sesa është i tillë, se ku
drejtohen lutjet e tij. Për
këtë flasin kampet e pritjes,
ku do strehohen mijëra të
ardhur, flasin tonelatat e
ndihmave, por, mbi të
gjitha flet solidariteti pan-
kristian nëpër botë, që e ka
parë Kishën tonë e figurën
e saj drejtuese si të vetmit
mediatorë besnikë, për të
operuar ndihmën e tyre
prej miliona e miliona do-
llarësh.
Në themel të shpirtit
orthodhoks qëndron da
shuria dhe sinqeriteti, të
cilin më mirë se Kryepi
skopi Anastas nuk e njeh as
gazetari e as kushdo tjetër,
që nga njëra anë, fetarisht
mund të jenë plotësisht të
paditur dhe nga tjetra, në
vend që të “vrasin” indi-
ferencën dhe ofrojnë ba-
shkëpunim, ata hedhin
qëllimisht benzinë, për të
vënë flakën ekuilibrave aq
delikatë etniko-fetarë që
ekzistojnë në rajonin e
Ballkanit.
Studentët e vitit të III,
Akademia Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, Shën
Vlash Durrës.