EmailFacebookKontakt

Çmim i madh rus për Kryepiskopin Anastas

Çmim i madh rus për Kryepiskopin Anastas
– Per kontributin e tij për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin –
Nga data 20 deri më 24 janar, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë I
Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, i shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës. I
Imzot Joan Pelushi, si dhe Arkimandrit Andon Merdani ishte iftuar I
në Moskë, me rastin e akordimit të çmimit për vitin 2005 nga I
“Fondacioni Ndërkombëtarpër Unitetin e Popujve”.
Ky çmim i jepet çdo vit njerëzve që kanë dhënë kontribute të < mëdha të përmasave botërore. Për vitin 2005 ai iu akordua । Kryepiskopit Anastas me motivacionin: “Për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij tashmë të njohur botërisht për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme ”. Ky çmim iu dha gjithashtu Presidentit të Republikës së Qipros, Kryetarit të Bashkisë së Moskës dhe Universitetit të njohur të Balamandit, Liban. Në mëngjesin e ditës së shtunë, 21 janar, Patriku i Moskës dhe gjithë Rusisë Aleksi Π priti në rezidencën e tij Kryepiskopin Anastas dhe grupin që e shoqëronte. Gjatë takimit që u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe të ngrohtë u bisedua rreth ngjashmërisë që të dy- ja Kishat, si ajo ruse ashtu dhe ajo shqiptare kishin midis tyre gjatë periudhës së vështirë që kaluan. Gji­ thashtu vend zuri dhe roli që duhet të luajë Kisha Or­ thodhokse në përgjithësi në shoqëri, por dhe në nivelin e bashkëpunimit dhe bisedi- mit dhe me kisha të tjera jo- -orthodhokse. Të dy, si Pa ­ triku i Moskës ashtu dhe Kryepiskopi i Tiranës kanë pasur një përvojë të madhe në organizma të ndryshëm ndërfetarë, si në Këshillin Botëror të Kishave (KBK) dhe Konferencën e Kisha­ ve Evropiane (KKE) etj. Gjithashtu, u theksuanevoja e një sintonizmi të përpje- kjeve të përbashkëta për të ballafaquar sfida të reja me të cilat duhet të ndeshet sot Kisha Orthodhokse. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u organizua po (vijon nëfaqen 7) Çmim i madh rus për Kryepiskopin Anastas (vijon nga faqja 1) më 21 janar, në sallën e njohur të Katedrales së Moskës “Krishti Shpëtimtar”, në praninë e 2500 vetave, përfaqësues të nderuar të klerit, artit, shkencës, kulturës, si dhe të përfaqësive diplomatike në Moskë. Ceremonia ishte koncep- tuar në formën e një spektakli në praninë e Patrikut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksi II si dhe të presidents të Fondacionit për Unite tin e Popujve Orthodhoksë, prof. Aleksei. Në fjalën e Tij në në Kishën ka- tedrale, Fortlumturia e Tij Kryepi­ skopi Anastas theksoi: ‘‘Horizonte t e Kishës Orthodhokse janë univer­ sale, këtu duhet të tregojmë një kuj- des të veçantë dhe në teologjinë or­ thodhokse, dhe në mësimin pasto­ ral. Kjo duhet të rrënjoset në ndër- gjegjen e gjithë besimtarëve ortho- dhoksë dhe gjithë popujve ortho- dhoksë. Ruajtja e besnikërisë së popullit të vet e ndërthumr me ndër- gjegjen e përgjegjësisë mbarëbo- tërore është detyra kryesore dhe problem i përhershëm i të gjithë popujve, me besim të krishterë. Me një fjalë domosdoshmëri kryesore dhe kërkesë e ngutshme për të gji- tha Kishat Orthodhokse Autoqefale është solidariteti dhe bashkëpunimi dhe njëkohësisht përsosmëria e vetëdijes dhe përgjegjësisë së Or- thodhoksisë. Në periudhën e re të globalizmit përpara Orthodhoksisë qëndrojnë probleme nga më të ndryshmet. Unë mendoj se i pari problem, që duhet të mbetet më i rëndësishmi, është përhapja e mesazhit të kri- shterë në të gjithë botën me tërë seriozitetin dhe dinamizmin. Falë- nderimi i Zotit, Eukaristia e Shenjtë - qendra e unite ti t tonë - dhe trashë- gimia e episkopëve mbeten një bazë e rëndësishme dhe forcë e Ortho- dhoksisë. Ne duhet të theksojmë se Orthodhoksia nuk është “konfe- deratë e Kishave Orthodhokse Lo- kale”, por një “Kishë e Vetme, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike” dhe se të gjitha komunitetet euka- ristike janë shprehje e një Kishe të Vetme në një vend konkret. Më në fund unë dua edhe një- herë të shpreh falënderimin tim për nderin dhe besimin, që treguan kaq përzemërsisht ndaj meje për shër- bimin tim modest ndaj Orthodho- ksisë mbarëbotërore. Unë sinqe- risht besoj në atë, që orthodhoksët duhet të bëjnë para së gjithash ç’është e mundur, për forcimin e unitetit të Kishës sonë Orthodhokse dhe përgjegjësisë apostolike mbarëbotërore”. Për të katër laureatët e çmimit u lexua një biografi e plotë dhe më pas iu dorëzua çmimi nga Patriku i Moskës dhe President! i Fondaci­ onit. Në fjalën e tij Kryepiskopi u ndal në sfidat e reja që i dalin Ki- shës Orthodhokse dhe në problemet dhe kërkesat e reja me të cilat ajo ballafaqohet. Pas ndarjes së çmimeve, në sa- llën e ceremonisë u zhvillua një kon- cert me pjesë të ndryshme instru­ mentale dhe korale nga autorë ru- së. Menjëherë pas shfaqjes, në një nga sallat e brendshme të Katedra­ les u mbajt një konferencë shtypi me të katër laureatët e çmimit, në prani të Patrikut të Moskës dhe Presidentit të Fondacionit. Ditën e nesërme, më 22 janar, në Katedralen historike “Fjetja e Shën Marisë” në Kremlin, u krye Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga Patriku i Moskës dhe gjithë Rusisë Aleksi II dhe Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi. Në këtë katedrale, e cila është zemra e historisë dhe kulturës së popullit rus, aty ku janë kurorë- zuar carë dhe patrikë, u dëgjuan për herë të parë gjatë Liturgjisë edhe lutjet në shqip. Duhet thek- suar se në këtë katedrale pas Re- volucionitnuklejohej tëmeshohej, pasi ishte kthyer në muze, por vitet e fundi t ajo i është kthyer përsëri Kishës Orthodhokse Ruse. Këtu meshohet gjatë të kremteve të shenjtorëve vendës dhe të kremte­ ve të mëdha. Mbas Liturgjisë, nga Patriku u shtrua një drekë në Kremlin për nder të laureatëve të çmimit dhe të pjesëmarrësve në Liturgjinë Hyjnore, ku kishte dhe personalitete e përfaqësues të trupitdiplomatik. Në mbrëmje, President! i Fede- ratës Ruse, Vladimir Putin priti në një takim që zgjati një orë e pesë- mbëdhjetë minuta Patrikun Aleks dhe Kryepiskopin Anastas, si dhe laureatët e tjerë të çmimit. Presi­ dent! Putin në bisedën me Kryepi­ skopin Anastas u shpreh se nëpër- mjet tij sheh dinamizmin dhe fiymën krijuese të Shqipërisë. Ky takim shumë i ngrohtë dhe miqësor u sho- qërua dhe me çajin tradicional rus. I ngarkuari me punë i Amba- sadës Shqiptare në Moskë z. Halit (vijon në faqen 8) (vijon nga faqja 7) Furriku, i cili ishte i pranishëm në ceremonitë e rastit, shtroi një darkë në ambientet e ambasadës për të nderuar Kryepiskopin Anastas. Në darkë ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të Ministrisë së Jasht- me Ruse dhe të Patriarkanës së Mo- skës. Të gjithë të pranishmit thek- suan rolin e madh dhe përpjekjet e Kryepiskopit përnjohjen e vlerave të popullit shqiptar kudo në botë dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë. Ditën e nesërme Kryepiskopi Anastas u ftua për një intervistë në agjencinë e dëgjuar ruse të lajmeve “Novosti”, ku morën pjesë përfaqë- suesit më të rëndësishëm të media- ve ruse. Kjo intervistë, si dhe ceremo- nia e dhënies së çmimit, ijalimet dhe intervistat e tjera të Kryepiskopit u pasqyruan gjerësisht në gazetat dhe televizionet kryesore të Rusisë. Në mbasditen e kësaj dite Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar në Universitetin e Shën Tihonit, Moskë, ku u prit me shumë ngro- htësi nga studentët dhe stafi peda- gogjik në ambientet e kishës së universitetit. Më pas u zhvillua një takim i ngrohtë e miqësor në një nga sallat e universitetit. Me inte- res ishin dhe pyetjet e drejtuara Kryepiskopit nga studentët. Më pas Kryepiskopi pati një takim me dekanin dhe pedagogët, ku bise- duan rreth jetës dhe aktivitetit të shkollës, përprogramin si dhe lëndët që zhvillohen në të. U theksuanevo- ja e kontaktit të vazhdueshëm midis studentëve dhe pedagogëve lidhur me botimet dhe studime të ndry- shme. Fortlumturia iu përgjigj pye- tjeve të pjesëmarrësve në lidhje me gjendjen e sotme të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale në Shqipëri, marrëdhënieve ndërmjet komunite- teve të ndryshme fetare në Shqipë- ri, zhvillimit të fesë, misionit të Ki- shës Orthodhokse në botën e sotme perëndimore, jetës monakale. Paraditen e së martës Patriku i Moskës takoi Kryepiskopin dhe de- legacionin që e shoqëronte, përpa- ra largimit nga Moska. Ata patën një diskutim të ngrohtë e miqësor mbi shumë çështje të Kishës dhe të shoqërisë së sotme.