EmailFacebookKontakt

Citime nga Asambleja: Mitropoliti i Smolenskut Kirilli, Kardinali Walter Kasper, Samuel Kobia, Papa Benedikti XVI, Klaus Johanis

Mitropoliti i Smolenskut, Kirilli
“Ne përpiqemi t’i kapërcejmë krizat, por ndodhemi
përballë një ndarjeje të re midis të krishterëve, për
arsye të kuptimit të ndryshëm të moralit.”
Ai bëri thirrje për diskutime gjatë Asamblesë dhe
më pas, mbi bazën e mesazhit të përbashkët të kri-
shterë për botën moderne, në mënyrë që të jemi të
aftë të japim një sinjal të qartë, i cili të mund të
dëgjohet qartë në mes zhurmës së postmodernizmit
dhe relativizmit.
Mitropoliti Kirill tha më tej se “duhet thënë
qartësisht, se deri para pak kohësh të krishterët kishin
një këndvështrim të përbashkët të paktën për njeriun
dhe normat morale të jetës së tij, por sot ky unitet
është thyer, sepse disa komunitete të krishtera kanë
rishikuar në mënyrë të njëanshme normal e jetës të
caktuara nga Fjala e Perëndisë”.
Kardinali Walter Kasper
Ai evidentoi se tema e Asamblesë “Drita e Krishtit
iu ndrittë të gjithëve”, është një terren i qëndrueshëm
biblik mbi të cilin të ndërtohet. “Nuk kemi ndonjë erë
akullnajash në lëvizjen ekumenike”, theksoi ai. – “Eku-
menizmi nuk është vetëm një qëndrim njerëzor së
bashku, por më shumë do që të bëjë realitet besimin
e përbashkët në Perëndinë. Por një ekumenizëm
fasade nuk e ndihmon dialogun në të vërtetën”.
Samuel Kobia, Sekretar i Përgjithshëm i WCC
“Ne presim që kishat e Evropës të flasin me një
zë, jo vetëm për të ardhmen e këtyre vendeve në një
Evropë të integruar, por edhe për të ardhmen e popuj ve
që jetojnë në të gjitha vendet evropiane dhe të ardhmen
e miliona emigrantëve nga Azia, Afrika dhe Amerikat,
nga Lindja e Mesme dhe Paqësori, të cilët jetojnë dhe
punojnë në Evropë.”
Papa Benedikti XVL në mesazhin e tij
“Lutja për unitetin na aftëson që të përballojmë
me kurajë kujtimet e dhimbshme që nuk mungojnë
në historinë e Evropës, ashtu si edhe problemet e rë-
nda sociale të epokës sonë dhe relativizmin që predo-
minon. Në çdo epokë ndërtuesit më të mëdhenj të
pajtimit kanë qenë bura dhe gra që luteshin, ashtu si
edhe shumë martirë të besimit.”
Klaus Johanis, Kryebashkiaku i Sibiut
“Qendra historike e Sibiut, një zonë unike arkitektu-
rore, ka nëntë kisha, të pesë besimeve, pranë njëra-tje-
trës. Kështu, në këtë hapësirë relativisht të vogël, ku
shtrihet qendra historike, gjithë besimet kanë gjetur
vendin e vet, në harmoni dhe mirëkuptim midis tyre.”