Në një intervistë në gazetën “Shekulli”, prof. dr. Tritan Shehu do të
deklaronte ndër të tjera:
Në lidhje me AK “… ata duan të nxisin nacionalizmat e vdekura,
urrejtjen etnike, konfrontimet fetare, destabilitet në vend e rajon. Thirrjet
e tyre kundër drejtuesit të Komunitetit Ortodoks në Shqipëri, Shkëlqesisë
së Tij z. Janullatos, ngjajnë veçse me thirrjet e talebanëve, nacionalizmi
i tyre i ngjan atij millosheviçian. Sot sulmojnë një personalitet fetar, nesër
do ta bëjnë këtë me dikë tjetër, sot sulmojnë një nga fqinjët, nesër do të
përqendrohen te tjetri. Kjo është strategjia e tyre, në esencë antikombëtare.