EmailFacebookKontakt

Citim: Kryepiskopi u bëri thirrje njerëzve…

Kryepiskopi u bëri thirrje njerëzve, që të jenë jo më spektatorë dhe lavdërues të veprës që po bëhet në Kishën tonë, por të bëhen pjesëmarrës. Se Krishti në shkretëtirë nuk i ngopi njerëzit nga hiçi, por nga pak gjëra (pesë bukë dhe dy peshq), që i gjetën nxënësit e tij. Dhe zgjidhjen Zoti nuk ua ofroi menjëherë, por vuri në fillim apostujt e tij që të mendonin për kapërcimin e problemit. Dhe nga ana jonë kërkohet tashmë që jo thjesht t’i përshkruajmë problemet dhe as të gjejmë rrugën e lehtë të shmangies së përballjes me to, por të kemi kurajën që të kërkojmë ndihmën e Perëndisë për Zgjidhjen e tyre, pasi të kemi menduar diçka dhe pasi të kemi dhënë kontributin tonë qoftë dhe modest për zgjidhjen e tyre.