“Cilin doni… Jisuin e quajtur Krisht,
D
uke u përpjekur të ndiejmë disi atmo- sferën e Kreshmës së Madhe dhe më pas, të jetojmë siç duhet atë të Javës së Madhe dhe Pashkës si kulmin e tërë kësaj periudhe të shenjtë, është e natyrshme të risjellim në mendje episode dhe ndodhi që lidhen pikërisht me këto ngjarje të jashtëzakonshme. E ndërsa lexojmë pjesët nga Ungjilli që i referohen këtyre ditëve të shenjta dhe të mëdha me të vërtetë, për mbarë historinë e njerëzimit, dalin në pah edhe skena nga jeta jonë e përditshme, të cilat nën dritën e kësaj fryme kryqngjallësore marrin një kuptim të ri. Le të marrim një shembull:
Kur Krishti u paraqit përpara Pilatit, i cili personifikonte drejtësinë dhe diturinë njerëzore të asaj kohe, bënte pjesë në hierarkinë romake dhe kishte formimin dhe kulturën më të lartë që mund të zotëronte dikush, ndodhi një fenomen i çuditshëm. Me gjithë ashpërsinë romake të njohur për zbatimin e ligjeve, u krye një padrej- tësi e madhe, u dënua një i pafajshëm dhe i pastër nga çdo lloj e keqe dhe një njeri fajtor për vrasje dhe rebelim, u lirua, gjë që përbën paradoks për kohën kur flasim por edhe për këtë moderne, nëse do të ndodhte tani.
Edhe në epokën tonë, me Krishtin dhe të Tijtë ndodh shpesh i njëjti fenomen. Dënohen në bazë të akuzave të padrejta njerëz të pafaj- shëm dhe fenomene pozitive dhe falen nga drejtësia dhe mentaliteti njerëzor i rënë, njerëz dhe fenomene të dënueshme sipas normave të çdo shoqërie të arsyeshme njerëzore. Dikush mund të pyesë, si është e mundur kjo në shekullin e njëzet e një?
Fatkeqësisht po, kjo ndodh edhe tani në shoqërinë tonë.
Përndiqen padrejtësisht nëpër gjyqe publike të bëra në media, ku të njëjtët njerëz bëjnë he- tuesin, prokurorin, gjykatësin, Kisha dhe përfa- qësuesit e saj, Kryepiskopi dhe klerikët e tjerë. Duhet ta kuptojmë se në thelb është Krishti Ai që përndiqet, dhe drejtësohen dhe paraqiten si figura të pafajësisë e të integritetit njerëz që ja- në shumë larg këtij nocioni dhe nxirren të pafaj- shëm në sytë e opinionit publik. Madje edhe gëzohen për këtë fakt përfaqësues të kësaj fryme kur dalin nëpër media, kur zhyten në vor- bullat e arsyetimeve të tyre të kota, që nuk ka gradë që t’i masë për nga pasaktësia, kur tjerrin
apo Barabanë?!”
këto sajesa dhe i paraqesin si të vërteta të ku- lluara. Njësoj si Pilati, shoqëria jonë është e pafuqishme t’i verë fre kësaj ligësie dhe të mos e dëgjojë. Edhe pse e kupton fare mirë se akuza e ngritur është e padrejtë, në rastin më të mirë hesht. Pjesa më pozitive thotë me vete “ç’më duhet mua, përderisa nuk më prekin mua, përse të ngre zërin? Ka të tjerë që duhet ta bëjnë
këtë”. E në këtë mënyrë brenda zhurmës dhe tymnajës së turmës së çmendur që thërret “Kryqëzoje, Kryqëzoje” zhduken dhe nuk dëgjohen më zërat e arsyeshëm. Moskallëzimi i një padrejtësie, gjë që është krim i dënueshëm në pjesën më të madhe të Kodeve Penale të vendeve të zhvilluara, frika, indiferenca ndaj së ligës, të cilatpushtojnë mendjetnjerëzore, këto i shtojnë më shumë vrer kupës së vuajtjeve, që i ofrohet Jisuit në Kryq.
Por përse ata që e akuzuan Jisuin ishin aq mizorë me Atë dhe përse Pilati dhe romakët që E gjykuan, aq tolerantë me Barabanë? Ungjilli na thotë se të parët, judenjtë, që përfaqësojnë ligësinë djallëzore, nuk E pranonin Krishtin dhe donin ta vrisnin për shkak të smirës. Smira është ajo që i bën të kërcëllijnë dhëmbët punëtorët e ligësisë sa herë që shikojnë të mirën të shndrisë dhe të dhurojë dritë e paqe, sa herë që shikojnë Krishtin dhe pasuesit e Tij të zbatojnë vullnetin
e Perëndisë, të kthejnë kombe të mashtruara në të vërtetën, të shërojnë sëmundje, të dëbojnë demonë…
Smira është një kancer që të gërryen nga brenda, na thonë Etërit e Kishës, sepse me ligësinë që injekton, nuk e lejon më një njeri të jetë normal, të jetë njeri i vërtetë dhe ta gëzojë jetën. Prandaj edhe ata që pushtohen nga e liga
dhe smira e kanë të vështirë të durojnë të mirën dhe të vërtetën. Mundohen me të gjitha mënyrat ta shkatërrojnë dhe ta minojnë atë derisa edhe vetë shkatërrohen e bien brenda humbjes së tyre dhe shkatërrimit që kanë stisur me duart e tyre. Historia e Kishës, e njerëzimit është e mbushur plot me shembuj të këtij lloji.
Por edhe ne të tjerët, që ndoshta nuk kemi smirë për Krishtin, por që sa herëjemi plot cmirë ndaj të afërmit tonë dhe që e përflasim atë, duhet të kemi kujdes dhe të mos e bëjmë veten pa faj. Se mos kështu bëhemi edhe ne armiq të Krishtit, duke luftuar njerëzit e Tij, ndërsa mendojmë se i shërbejmë Zotit, ndërsa në të vërtetë i shërbejmë egos sonë, duke dashur kështu të shkatërrojmë atë që bën Zoti. Dhe për më tepër tani në këtë kohë të Kreshmëve të Mëdha, le të pastrohemi prej smirës, se mos bëhemi edhe ne shkak që Krishti të dorëzohet dhe të vuajë për shkakun tonë… (vijon në faqen 4)
“Cilin doni… Jisuin e quajtur Krisht,
apo Barabanë?!”
(vijon nga faqja 3)
I dyti Pilati dhe pushteti i kësaj bote, i Cezarit, që ai përfaqësonte, e konsideroi më të volitshme vdek- jen e një njeriu të drejtë dhe liroi një vrasës, për të mos krijuar telashe dhe andralla për rehatinë dhe sundi- min e tij, që ta kishte më të lehtë për të ushtruar pushtetin dhe të vazh- donte të përfitonte prej tij të mirat materiale. Prandaj edhe e dorëzoi Krishtin, për t’i pëlqyer shumicës së turmës së egër dhe të paarsye- shme, që përfaqësonte gjithë të ligën e kësaj bote dhe bëri aleancë
me atë dhe si provë të kësaj liroi Barabanë.
Dhe në rast se jemi si Pilati, pra njerëz që duam ta kemi mirë me botën, të mos na ndodhë gjë në ka- rrierën tonë, njerëz që duam të tjerët të flasin gjithmonë mirë për ne, nje- rëz që nuk duam të na preket pa- suria dhe emri i mirë sa i takon bo- tës, le të shikojmë historinë tragjike të Pilatit. Edhe pse u përpoq me të- rë dijen, me të gjithë inteligjencën dhe formimin e tij t’i shërbente pu- shtetit të Cezarit, pra pushtetit të kësaj bote, nuk i shpëtoi dot fundit
të hidhur. Nuk shijoi dot asgjë nga sa shpresonte se do të kishte në këtë botë nga ky pushtet dhe nuk arriti dot t’i mbijetojë intrigave dhe luftës për pushtet në Perandorinë Romake. Historia na thotë se për shkak të këtyre intrigave e zhveshën nga pushtetet, e internuan dhe aty i dha vetë fund jetës së tij të mjerë.
Për shoqëritë që kanë dashur të lajnë duart nga padrejtësitë e kryera dhe që nuk kanë bërë një pastrim të vërtetë, historia ka treguar se janë rrëzuar përsëri në situata tragjike, ndoshta edhe më
tragjike se të parat, për shkak të mosreflektimit dhe mungesës së dënimit dhe të largimit të negatives prej gjirit të tyre.
Prandaj sa herë që dëgjojmë Ungjijtë e Javës së Madhe, për- brenda nesh duhet të pozicionohe- mi drejt sa i takon këtyre fenome- neve të historisë së njerëzimit dhe të qenies sonë njerëzore. Për më tepër le t’i bëjmë pyetjen thelbëso- re vetes gjatë kësaj kohe të shenjtë:
Po ne, cilin duam në të vërtetë, Krishtin apo Barabanë?!…
Kryedhjakon Anastas Bendo