EmailFacebookKontakt

Cila është dhurata jonë për Krishtin Foshnjë?

Cila është dhurata jonë për Krishtin Foshnjë?
Para 2001 vjetësh të urtët e
Lindjes erdhën nga larg t’i
ofronin dhuratat e tyre Krishtit
Foshnjë dhe ta Adhuronin Atë
si Perëndi.
Brez pas brezi njerëzit nuk
kanë reshtur së offuari dhuratat
e tyre Krishtit Foshnjë. Kështu
dhe sivjet nga 21-23 dhjetor në
manastirin e bukur të Shën
Vlashit u grumbulluan 90 vajza
nga e gjithë Shqipëria, për t’i
ofruar dhuratat e tyre Krishtit
Foshnjë dhe për të mësuar se cila
është dhurata që Krishti do në
të vërtetë.

Ky është kampi i dytë
dimëror që realizohet në sajë të
kujdesittëveçantë tëKryebariut
tonë të shtrenjtë Anastas.
Dita e parë, e Premtja
pasdite filloi me mbrëmësoren
e cila u shoqërua nga prezan-
timi i temës së parë që mbajti
priftëresha Fotini me titull “Si
ta bëjmë jetën tonë grazhd për
Krishtin”. Kjo temë u shoqërua
nga diskutimet nëpër grupe,
emrat e të cilëve ishin Ar,
Temjan, Miro dhe Grazhd. Dita
e dytë filloi me mëngjesoren dhe
pastaj të gjitha vajzat kishin
kohë të qetë me Perëndinë. Më
pas ishte studimi biblik me
temën: Ç’janë Krishtlindjet dhe
si t’i festojmë ato?”
Nuk mungoi as puna e
dorës, e cila ishte një përgatitje
zbukurimi për pemën e
Krishtlindjes.
E veçantë ishte dreka e ditës
së shtunë, ku bashkë me vajzat
ishin të ftuar 40 të moshuar nga
Azili i Tiranës që erdhën të
festonin dhe të gëzoheshin së
bashku me to. Në këtë ditë
vajzat përjetuan atë që vetë
Krishti ka thënë: “Atë që ia keni
bërë vëllezërve të mi të vegjël
ma keni bërë Mua”.
Pasditja e së shtunës u
pasua nga prezantimi i leksionit
të mbajtur nga profesorja e
anglishtes Jennifer, me temë:
“Cila është dhurata jonë për
Krishtin foshnjë?” Më pas
vajzat shkruajtën në kartolina
dhuratën që do t’i jepnin
Krishtit Foshnjë për vitin që
vjen. Të gjitha kartolinat u
vendosën në grazhdin e Krishtit
që ndodhej në sallën e pritjes.
E shtuna u mbyll me një
program argëtues.
Mesha Hyjnore e ditës së
diel dhe predikimi i At Lukës
mbylli këtë kamping.
Të gjitha vajzat uruan njëra
-tjetrën “Gëzuar Krishtlindjet!”
dhe plot frymëzim u larguan për
në shtëpitë e tyre.
Falënderojmë Perëndinë për
mirësitë e Tij të shumta që i
derdh pa masë tek ne të dobëtit.
Falënderojmë gjithashtu edhe
Kryebariun tonë Anastas për
përkujdesjen që ai tregon për ne
të rinjtë. Falënderojmë At Luka
Veronin dhe priftëreshën Fotini
për organizimin dhe realizimin
e këtij kampi. Falënderojmë
gjithashtu dhe vajzat e
Akademisë që ndihmuan në
këtë drejtim.
Ja Krishti u lind
Lavdërojeni Atë!
Ana Baba