EmailFacebookKontakt

Çfarë tregon kjo ikonë? “Përqafimi i Petrit me Pavlin”

“Përqafimi i Petrit me Pavlin” – Ikonë e sh. XV.

Një traditë e lashtë tregon se dy apostujt e shquar Petri dhe Pavli u martirizuan në të njëjtin vit dhe në të njëjtën ditë, më 29 qershor të vitit 67 mbas Krishtit, vitin e 13-të të sundimit të Neronit.

Mbasi kishin ungjillëzuar pothuaj tërë perandorinë Romake, të dy u takuan në Romë dhe predikuan së bashku Fjalën e Jetës. U arrestuan gjatë persekutimit të Neronit dhe u mbajtën së bashku në burgun Mamertin të Romës. Në të njëjtën ditë u nxorën nga burgu për t’u ekzekutuar. Jashtë portave të qytetit, udhëheqësit e apostujve i dhanë lamtumirën njëri-tjetrit, siç paraqitet dhe në ikonë.

Shën Petrin e çuan në Kodrën e Vatikanit për ta kryqëzuar, ndërsa Shën Pavli, meqënëse ishte qytetar romak, i prenë kokën në rrugën e Ostias, jashtë mureve të qytetit.