– Vijon nga numri i kaluar-
Këto obzervime i konfirmuan edhe kërkimet e çiftit të mjekëve gjinekologë ëilke. Dy bashkëshortët në kërkimet e tyre që shoqërohen me 30 diapozitiva me ngjyra, provojnë me argumenta TË MIRËFILLTA MJEKËSORE se aborti është krim me paramendim dhe se shkencërisht nuk ka bazë serioze pretendimi për egzistencën e ndonjë “ÇASTI MAGJIK” përpara të cilit embrioni ishte një copë mishi, ndërsa pas tij bëhet fëmijë, njeri.
Me interes të veçantë është përshkrimi i abortit të embrionit 8 javësh (2 muajsh) nga mjeku i njohur Paul Rockwell nga Nju Jorku i SHBA-së.
“Përpara 14 vjetësh dhashë anastazinë për shtatzani jashtë mitrës. Embrioni ishte 2 muajsh. Mora në duart e mia rrjetën amniake. Ishte krijesa më e vogël njerëzore që kishte prekur ndonjëherë njeriu. Brenda rrjetës notonte me gjallëri të veçantë një qënje njerëzore mikroskopike, e gjinisë mashkullore, 1 inç e gjysëm gjatësi. Ky njeri mikroskopik ishte plotësisht i formuar me gishtërinj të gjatë në formë koni. Lëkura e tij pothuaj e tejdukshme dhe në majat e gishtërinjve dalloheshin qartë arteriet dhe venat e brishta. Foshnja dukej aktive dhe notonte me shpejtësi një rrotullim në sekondë, me ritmin e një notari të zakonshëm… Kur u ça rrjeta, njeriu mikroskopik humbi jetën e tij dhe mori pamjen e pranueshme të një embrioni në atë moshë; palëvishmëri të skajeve… Më dukej se shikoja të vdekur një njeri të rritur…”.
4. Profesori i njohur francez i qelizogjenetikës në Universitetin e Parisit J. Lejeune shkruan:
“Ashtu si të gjithë shkencëtarët që vëzhgojnë me paanshmëri fenomenet biologjike, edhe unë jam i bindur se qenja njeri fillon të egzistojë që nga çasti i konceptimit. Kjo do të thotë se zhdukja e qëllimshme e një embrioni të çfarëdo moshe është e barazvlefshme me vrasjen e një qënjeje njerëzore”. I njëjti profesor, Lejeune, në një deklaratë të tij në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike të Francës në 1 tetor 1973 theksonte: “Fillimi i qënjes njerëzore është në çastin e konceptimit (kultivimit)… Kjo qënje njerëzore është që atëhere e plotë dhe unikale, sepse nuk mund të zëvëndosohet në asgjë me diçka tjetër!… Ky embrion mikroskopik në ditën e 6-të ose të 7-të të jetës së tij, kur ka vetëm 1,5 mm gjatësi, është i aftë të kujdeset për fatin e vet. Ai, po ai, sjell ndërprerjen e ciklit menstrual të nënës së vet duke i imponuar kështu nënës ta mbrojë”.
5. Në 1981, Senati Amerikani i problematizuar nga çështja e çpenalizimit të abortit, kërkoi opinionet e 8 shkencëtarëve specialistë korife mbi çështjen se “kur fillon jeta në embrion?” Nga 8 të pyeturit, shtatë deklaruan në mënyrë të përgjegjshme se sipas shkencës (mjekësi-biologji etj.) jeta në embrion fillon që me konceptimin. Që atëhere drejtësia e ligjit që çpenalizonte abortin në SH.B.A vihet në diskutim gjithmonë e më tepër.
6. Duke përmbledhur parashtrojmë konkluzionin e Dr. Ernest Haunt në një studim të tij të argumentuar biologjik, sociologjik dhe moral.
Dr. Ernest Haunt thotë:
“Veza e kultivuar nuk është një mazë e thjeshtë qelizore pa karakteristika të veçanta. Dhe më tej- në këtë stad- nuk është as gonxhe e një jete bimore dhe as një embrion i ndonjë lloji kafshe. Eshtë plotësisht dhe absolutisht jeta e një qënieje njerëzore dhe ka po aq jetë sa një fëmijë i porsalindur, sa foshnja, fëmija, adoleshenti dhe i rrituri. Rrjedhimisht, në abort vritet jeta njerëzore, qënia njerëzore, edhe pse gjendet në fazat më të hershme të saj”.
7. Pas atyre që thamë më sipër shtrojmë pyetjen: A mbetet ende ndonjë dyshim për faktin se embrioni ka jetën e vet autonome, se është qënie njerëzore autonome dhe e vetmjaftueshme dhe një figurë njerëzore e plotë?
Dhe përsëri shtrojmë pyetjen: Ku është “progressi”? Ku dhe kush janë “avangardët”? A kanë vlerë fjalët kur veprat ushtojnë?
Ku është obskurantizmi? Kush e përfaqëson? Sidoqoftë jo Kisha.