Shkatërrimi i afreskeve të Onufrit në Valsh qe një akt i paparë barbarie ndaj vlerave shpirtërore të kulturës sonë kombëtare. Pas aktit të into- lerancës ndodhur vite më parë në Voskopojë, kjo mund të qu- het jo vetëm si sulmi më i rëndë ndaj kësaj pasurie të paçmu- eshme, por edhe një përdhosje e vendit të shenjtë dhe një fyerje e rëndëpër të gjithë besimtarët.
Ka kohë që kambanat e alar- mit bien. Por ato pak ose aspak dëgjohen nga organet kompete- nte. Si nga ato që i kanë në kuj- destari ashtu edhe nga organet e rendit. Janë vjedhur ikona të paçmueshme, por nukjanë gje- tur as ato e aq më pak autorët; janë grabitur ikonostaset she- kullore, me të cilat mburremi para botës dhe asnjë copë e tyre nuk është rikthyer në vendin e vet; janë rrëmbyer kambanat që për qindra vjet kanë thirrur be- simtarët në lutje dhe asnjë nuk është rivënë në vend™
Po në rastin e kishës së Shën e Premtes në Valsh u kalua çdo limit. Organet e rendit vazhduan gjumin kur u bë grabitja e parë. Nuk lëvizën as Instituti i Monu- menteve apo Ministria. Por apatia vazhdoi edhe pas përdho- sjes së dytë. Një reagim i vakët dhe asnjë rezultat konkret në hetime. Madje edhe një apati e mediave dhe opinionit, që nuk shkoi përtej disa deklaratave të ndjera intelektualësh, që u dhemb ajo që ndodhi dhe asgjë më shumë.
Pasi i fyen orthodhoksët me censusin maskaradë, pasi lejuan grabitjen e vlerave më të çmua- ra të krijuara nga ata në shekuj, pasi lejuan forcat më ekstre- miste të spektritpolitik t’i fyejnë e të cenojnë hapur harmoninë fetare, çfarë duhet të presim më tej?
Th. Dh.