Ç’është Shoqëria Biblike
Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Më 14 shtator 1996 u mbajt takimi i pare i the
melimit të Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të
Shqipërisë, me pjesëmarrjen e Kryepiskopit Anastas,
Arqipeshkvit Rrok Mirdita, përfaqësuesve të kishave
ungjillore etj. Ajo është një organizatë që vepron për-
mes bashkëpunimit të kishave të krishtera në Shqipëri,
dhe drejtohet me rotacion nga primatët e tyre. Që 11 imi
i saj është të përkthejë, botojë dhe të përhapë Shkrimin
e Shenjtë në një mënyrë efektive, në një gjuhë sa më
të kuptueshme dhe me një çmim sa më të arsyeshëm.