Zyra e katekizmit në Elbasan, me bekimin e Mitropolit Andonit, zhvilloi një aktivitet social dhe argëtues në qytetin e Cërrikut, në mjediset e “Shtëpiza Jeta”. Ajo është në vartësinë e spitalit psikiatrik “Dr. Sadik Dinçi”, Elbasan. Atë Petro Halili, që inicioi këtë veprimtari, së bashku me disa katekistë dhe të rinj të kishës sonë, u mirëprit nga stafi kujdestar dhe pacientët e qendrës. Pas lutjes, u zhvilluan biseda të ngrohta. Më pas pati një kokteil të vogël dhe u argëtuam së bashku.
A. O.