EmailFacebookKontakt

Cenuan nga hajdutët dy kisha në zonën e Myzeqesë

Në datën 22 maj 2021, u cenuan nga hajdutët dy kisha në zonën e Myzeqesë. E para është kisha e Shën Gjergjit në Libofshë, në të cilën u grabit një sasi e vogël parash, por të bën përshtypje barbaria e treguar. Siç duket në foto, hajdutët nuk janë mjaftuar vetëm me grabitjen, por kanë përmbysur edhe banakun dhe hedhur përtokë qirinjtë. Gjithashtu, po atë ditë u krye një tentativë për të vjedhur edhe kishën e fshatit Vanaj, me sa duket nga i njëjti grup.

Shpresojmë që autoritetet përkatëse që po hetojnë për ngjarjen, t’i gjejnë sa më shpejt përgjegjësit për këtë përdhosje.