EmailFacebookKontakt

Ç’duhet bërë?

Një murg pyeti Ava Theodhorin se çfarë duhet të bënte për të ruajtur gjithmonë porositë hyjnore.

– Të njëjtën dëshirë kishte edhe bashkasketi im Ava Theonai, – iu përgjigj jerondi. Dhe dëgjo se çfarë bëri: Vajti në furrë për të pjekur bukët e tija. Sapo i nxirrte bukët të ngrohta nga furra, rastisi që të kalonin aty disa lypsarë. Pa hezitim, Ava Theonai ua ndau të gjithë. Luke u kthyer për në qelinë e tij, gjeti në rrugë lypsarë të tjerë dhe ngaqë nuk kishte bukë të tjera, u dha shportat. Më tej takoi një njeri lakuriq dhe iu dhimbs. Nxori menjëherë rrobat e tij dhe e veshi. Duke arritur në qelinë e vet lakuriq, përsëri qortonte veten dhe thoshte:

– Mjerë unë, kurrë nuk i ruaj porositë e Perëndisë.