EmailFacebookKontakt

Çdo të premte kryhet shërbesa e Himnit Akathist

Himni Akathist është një ndër shërbesat më të dashura në Kishën Orthodhokse. Tradita na thotë se Himni Akathist drejtuar së Tërëshenjtës Mari është krijuar në Konstandinopojë, kur kërcënohej të pushtohej – njerëzit iu lutën së Tërëshenjtës dhe qyteti ruajti lirinë. Në shenjë nderimi dhe gëzimi për triumfin, banorët e qytetit i kushtuan së Tërëshenjtës himnin:

“Përlufteshës gjenerale këngët mundëse, si përhirim që e shpëtove prej tmerreve, qyteti yt po të përshkruan, o Virgjëreshë. Po sikurse ke fuqi të paluftuarshme prej çfarëdo rreziku shpëtomë, se po të thërres: Gëzohu, o Nuse e Panusëruar!”

(Në foto, momente nga Qëndrimi i Parë i Himnit Akathist, më 22 mars 2024, në Korçë dhe Berat).