EmailFacebookKontakt

“Çdo orthodhoks ftohet të gjykojë vetë”

DEKLARATË

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në mënyrë të përsëritur ka theksuar qartë se nuk përzihet në politikë. Natyrisht, anëtarët e saj duhet të jenë qytetarë të përgjegjshëm. Dhe një nga detyrat bazë e qytetarit të përgjegjshëm është pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e udhëheqjes politike të vendit të vet. Orthodhoksia ofron kriteret, kultivon ndërgjegjen, shpall parimet e përjetshme të dashurisë, të së vërtetës, të drejtësisë, të ndershmërisë e të lirisë. Duke pasur këto si bazë, çdo orthodhoks ftohet të gjykojë vetë çdo herë, me përgjegjshmëri, sipas ndërgjegjes, programet e partive dhe të vendosë për kandidatët konkretë.

Tiranë, 13 qershor 1997

+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë