EmailFacebookKontakt

Çaste historike – Hapa të hedhur me ndihmesën e pakursyer të besimtarëve

Çaste historike
Hapa të hedhur me
ndihmesën e pakursyer
të besimtarëve
Për dekada të tëra në vitet e diktaturës
orthodhoksët e Korçës festonin të kremtet fetare. Në
gërmadhat e kishave të qyteteve dhe të fshatrave
ndizeshin fshehurazi qirinj, të cilët lajmëronin
ardhjen e dritës që s’perëndon kurrë.
Orthodhoksia e Korçës ka qenë kurdoherë e gjallë
dhe me një histori të pasur. Për këtë kujtojmë “Lidhjen
Orthodhokse” të Mihal Gramenos, që i solli kishës një
ndihmë të madhe, po ashtu edhe meshën e parë në
gjuhën shqipe që u mbajt në kishën e Shën Gjergjit të
qytetit etj. Në gusht 1990 në Korçë u ndje lëvizja për
lejimin e fesë; shumë të rinj që kishin nisur të varnin
Ikryqe dhe të ndiznin qirinj nëpër vendet e shenjta,
provuan edhe shkopinjtë e policisë, e kjo bëri që shumë
besimtarë t’u dilnin në krah, duke hedhur farën e një
veprimi më të organizuar.
Më 15 gusht në Boboshticë u hap kisha e Shën
Marisë, ndërsa në 6 janar 1991 u krye ajasmoja e Ujit
të Bekuar në gërmadhat e kishës së Shën Triadhës,
në një temperature minus 15 grade, nga i ndjeri Papa
Kosta Kotnani, i cili ishte në moshën mbi 80 vjeç. Zëri
i tij ngriti peshë zemrat e popullit korçar dhe i bëri
gjithë të pranishmit të derdhnin lotë gëzimi.
Më 18 janar 1991 u mbajt mesha në gërmadhat e
kishës së Shën Thanasit të Korçës, ku përsëri morën
pjesë mijëra njerëz nga gjitha besimet. Liturgjia
Hyjnore u mbajt nga Papa Kozmai. ndërsa Papa Kosta
mbajti meshën në kishën e Shën Thanasit në fshatin
e lindjes, në Polenë. Më 2 shkurt, në mes të acarit e
mjegullës, në temperature minuslS gradë Papa Kosta
mbajti meshën në gërmadhat e Shën Marisë Korçë.
Më 2 shkurt 1991, në yhtëpinë e Marika dhe
Dhimitra Cico u diskutua për krijimin e këshillave
kishtare në gjithë Shqipërinë dhe pas kësaj nga ne n
zhvilluan takime në Pogradec, Elbasan, Tiranë, Du-
rrës, Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Më
14 mars 1991, me shumë përpjekje të mëdha u mor
kisha e Shëndëllisë, e cila ishte kthyer në kafene dhe
brenda dy ditëve besimtarët e rikthyen në kishë. Në
Korçë, më 17 mars 1991, ishte menduar dita që të
mblidheshin këshillat e zgjedhura nga gjithë qytetet
e vendit. Në fillim u krye një Liturgji Hyjnore ma-
dhështore, me 5 klerikë; një meshë e tillë s’ishte parë
prej 45 vjetësh. Mijëra njerëz mbushën kishën e
Shëndëllisë dhe kodrën përreth. Pastaj. mbledhja e
përfaqësuesve të besimtarëve orthodhoksë u mbajt në
pallatin e kulturës të Korçës. Çast solemn! Ortho­
dhoksia filloi përsëri të marrë frymë e bashkuar. Ta-
kimi u hap me një raport rreth veprimtarisë për
krijimin e këshillave kishtare, duke pasqyruar dhe
gadishmërinë e besimtarëve për të kontribuar në çdo
aspekt. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të
shoqatës “Mbajtësit e Kryqit”. Aty u zgjodh edhe një
Këshill Miks dhe u caktuan detyra urgjente për
zgjidhje
Por, çast kulmor, që ngjalli gëzim të patreguar,
ishte ardhja më vonë e Imzot Anastasit. Eksarku
Anastas u prit kudo në Shqipëri me rënien e ka-
mbanave. Në meshën që mbajti në Korçë buçiti edhe
kori bizantin i Mitropolisë. Drita që nuk perëndon
është tani midis nesh, për të na ndriçuar mendjen
dhe shpirtih.
Sotir Bambuli