SARANDË – Për herë të parë pas disa shekujsh Pagëzimorja në Butrintin antik i është kthyer traditës që e ka zanafillën që në periudhën bizantine. Një ceremoni origjinale është realizuar kohët e fundit falë iniciativës së dy prindërve sarandjotë, të cilët gjithnjë kanë admiruar arkeologjinë dhe janë njohur gjatë shfletimeve me historinë e këtij vendi ku dhjetëra shekuj më parë kryheshin pagëzimet e fëmijëve. Pagë- zimi i Amarilës 16-muajshe, ka gjallëruar jetën e Pagëzimores së Butrintit, ose e quajtur ndryshe, Baptisteri. Tradita e mëpasshme e pagëzimeve të besimit orthodhoks ka vazhduar në kisha. Por, këtë traditë të vjetër duket se ka arritur ta rino-
vojë një çift sarandjot, që vendosën të bëjnë diçka ndryshe, duke iu rikthyer periudhës bizantine për ta pagëzuar fëmijën e tyre të dytë në Butrintin antik, aty ku askush nuk e kishte përlyer prej shekujsh. Milian dhe Albana Kolagji kërkuan një pagëzim të veçantë për vajzën e tyre, gjë që në momentin fillestar të idesë u duk paksa e çuditshme. Por, kur dimensioni i këtij riti të hershëm u zhvillua në objektin antik, te Pagëzimorja, apo i thënë ndryshe, Baptisteri, gjithçka u shndërrua në një histori, e cila për familjen, por edhe mjaft miq të ftuar të tyre, do të ngelet e paharrueshme.
Gjithçka ishte e përgatitur siç do të ndodhte
në një pagëzim të zakonshëm në mjediset e kishës. Mes shumë pjesëmarrësve, që kjo ditë nuk i mblodhi thjesht për të vizituar si zakonisht Bu- trintin antik, atë Gjergji, në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, zbatoi ritin, ashtu si dhe në çdo rast tjetër kur pagëzimi bëhet brenda mureve të kishës. Në enën e gurtë të Pagëzimo- res u hodh uji, vaji dhe ceremonia e pagëzimit u krye në natyrshmëri të plotë. Por, pagëzimi te Pagëzimorja në Butrintin antik nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen edhe të arkeologut Dhi- mitër Çondi, i cili u shpreh se ky pagëzim në këtë vend është një eveniment i veçantë. Sot u realizua një ceremoni origjinale në Pagëzimore, si në periudhën bizantine. Realizimi i këtij pagëzimi ndodh për herë të parë në këtë monument, gjë që krijon emocione, gjallëri jetese në Baptisterin e Butrintit, si në kohën bizantine, si në shekullin e vet. Baptisteri është monument nga më të mëdhenjtë në Mesdhe. Pagëzimorja ka shërbyer për pagëzimin e brezave të periu- dhës së Bizantit, u shpreh arkeologu Çondi. Ky pagëzim në kohën e sotme ka gjallëruar monumentin, duke e sjellë atë në realitet.
Sh. D.
(Marrë nga shtypi)