“E tërë lumturia e njeriut këtu mblidhet dhe lart në qiell përshkruhet brenda në një libër”, kishte thënë dikush.
Në cilin libër? Në atë që mund të zgjedhë çdo problem njerëzor, t’u japë kurajo zemrave të dëshpëruara, të udhëheqë hapat e udhëtimit të lodhur të jetës e ta çojë në një liman të mbrojtur.
Në librin që përmban shfaqjen e dëshirës së Perëndisë për njeriun e për botën në Shkrimin e Shenjtë.
Shkrimi i Shenjtë përbëhet nga 49 libra të Dhiatës së Vjetër dhe 27 të Dhiatës së Re. Të 76 librat janë shkruar nga njerëz të ndryshëm, në epoka të ndryshme, në shumë gjuhë e vende.
Libri i parë, Gjeneza, u shkrua nga Moisiu më 1500 para Krishtit kurse i fundit, Apokalipsi, nga Ungjillori Joan më 95 pas Krishtit në Patmo.
Pra, u plotësua me kopjet më të shumta.
Doni disa numra tregues?
Llogaritet se në çdo sekondë shitet dhe një Shkrim i Shenjtë i ri; brenda në një dhjetëvjeçar numri i kopjeve të tij, që shiten, shtohet në 250.000.000.
Gutenbergu shtypi të parin Shkrim të Shenjtë – libri i parë që u shtyp në botë – më 1455 dhe qysh atëherë janë shitur më shumë se 1.500.000.000 kopje të tij në 1500 dialekte, ndërsa deri më 1996 pritet të përkthehen edhe në 2796 dialekte që fliten sot mbi dhe. Qarkullimi ditor i tij në gjithë botën llogaritet 70.000 kopje.
Në qoftë se këto që thamë më lart duken të pabesuara, atëhere çfarë do mund të thonim se në Japoni çdo vit qarkullojnë 8.000.000 kopje të reja të Shkrimit të Shenjtë dhë në Kinë 10.000.000?
Duke e mbyllur vlen mundimi të kujtojmë gjithnjë fjalët e Dostojevskit: “Nuk ka, as do të ketë libër në historinë e njerëzimit, që të vjelë kaq sa Bibla! Dhe këtë do ta pranoni në qoftë se jini besimtarë ose i pabesë”.
Përgatiti: P.Xh