Bukuresht
Prishje me ” Episkopatën Orthodhokse katolike të Francës”
Patriarkati i Rumanisë ka prishur përfundimisht raportet me ” Episkopatën Orthodhokse katolike të Francës” dhe peshkopin e saj, Zherman. Prishja argumentohet me refuzimin e episkopit për t’u ” integruar efektivisht dhe sinqerisht, me dioqezën e tij, në orthodhoksinë universale”. Ftohen, gjithashtu, priftërinjtë dhe besimtarët që dëshirojnë të mbajnë lidhjet me kishën orthodhokse t’u drejtohen juridiksianve lokale orthodhokse.
Korresp. i ”Ngjalljes”