EmailFacebookKontakt

Brezi i së Tërëshenjtës Mari në Athinë

Greqi

Brezi i së Tërëshenjtës Mari në Athinë

Me nderime udhëheqësi shteti u prit në Athinë më 25 maj, brezi i së Tërëshenjtës Mari, i cili arriti nga Manastiri i Shenjtë i Vatopedhit në Malin e Shenjtë. Brezi Shenjtë u ekspozua nga 25-29 maj në Kishën “Shën Kozmai i Etolisë” në Athinë. Sipas traditës së kishës sonë Brezi i Shenjtë i Tërëshenjtës Mari është bërë prej vet Hyjlindëses dhe po ruhej në Jerusalem deri në vitin 530 pas Krishtit, kur Perandori Justinian e çoi në Konstandinopojë, ku qëndroi deri në shek. XIV. Në vazhdim perandori Kantakuzini ia dhuroi Manastirit të Shenjtë të Vatopedit ku gjendet deri sot.

Pas pritjes në aeroportin e Athinës, u krijua procesion për në Kishën “Shën Kozmai”. Procesioni ndaloi në Monumentin e Ushtarit të Panjohur ku u bë edhe lutje në prani të Kryepiskopit të Greqisë, Serafim. Gjatë qëndrimit të Brezit të Shenjtë të Tërëshenjtës Mari në Athinë u nderua nga besimtarë të panumërt si edhe u çua në institucione të ndryshme fetare, shtetërore dhe private.