Këto ditë doli në qarkullim në Rumani një libër që përmban biografitë e 1700 anëtarëve të klereve të Kishave të ndryshme në Rumani, por kryesisht ata orthodhoksë, të burgosur në regjimin komunist nën akuzën e aktivitetit politik. Ky libër u botua prej Episkopatës Orthodhokse të Kluzhit. Ky libër u krijua duke përmbledhur kërkimet e bëra për këto çështje në arshivat e Patriarkanës së Rumanisë, Shoqatës rumune të të burgosurve politikë dhe të Institutit kombëtar të studimeve mbi totalitarizmin. Autorë të librit janë Pal Karavia, Virgjil Konstantinesku dhe dhiaku Stefan Iloaje.
“Në kohën kur Kishën tonë e akuzojnë për bashkëpunim me autoritetet komuniste, është e rëndësishme që të kujtohet se gati gjysma e klerikëve orthodhoksë janë burgosur gjatë rregjimit komunist, për shkak të bindjeve të tyre të forta fetare gjatë këtyre viteve. Ne kemi jetuar dhe vuajtur së bashku me klerikë të tjerë në burgjet komuniste, – thekson dhiaku Stefan, në një intervistë të dhënë për këtë botim. Sipas tij, kjo vepër do të mbështeste arsyet e kësaj Kishe që lufton për të bindur shtetin që të na njohë të drejtat tona.
Në libër përmenden dëshmitë e rreth 1400 priftërinjve orthodhoksë të burgosur. Një përkthim i librit në anglisht po bëhet gati. Sipas librit burgimet më të egra u bënë gjatë viteve 1958-1964. “Nga 10000 priftërinj që numëronte Kisha jonë, 5000 janë hedhur në burg, me akuzën e krimeve ndaj rregjimit komunist. Mund të deklarojmë sot se liritë që ne kemi arritur kanë qenë një kompensim për rezistencën dhe persekutimin”, – theksohet më tej në libër.